Është zbuluar sasia e drogës së kapur një ditë më parë në një magazinë pranë Karaburunit, në Vlorë. Report Tv mëson se kanë qenë rreth 800 kg kanabis, të ndara në 50 pako të mbështjella me natriban, të cilat ishin bërë gati për t’u trafikuar në Itali.
Gjithashtu, janë gjetur dhe 56 litra benzinë nga aksioni i Policisë Kufitare dhe Forcës Detare. Ndërkohë, deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar, por vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve.
Mëngjesin e djeshëm, policia sekuestroi dhe një gomone 12 metra të gjatë, e cila ishte e braktisur në Darëzezë të Fierit dhe që dyshohej se ishte përdorur për trafikun e kanabisit.
Komento