FIERGjendet një gomone e braktisur në breg të detit në Darzezë të Fierit. Sipas burimeve për Report TV gomonia është 12 metra e gjatë me dy motorë.

Gomonia është gjetur gjatë mëngjesit të sotëm kur shërbimet e Policisë Kufitare sëbashku me Delta Forcën po patrullonin në një kontroll të territorit.

Nga verifikimi paraprak dyshohet se mjeti mund të jetë braktisur me ardhjen e policisë kufitare dhe më pas janë futur në pyll për tu fshehur.

Policia po vijon verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti.


Gomonia e gjetur në Darzezë