VIDEO/ Droni zbulon serën me 3 mijë fidanë kanabis në mes të pyllit në Lezhë, autorët nuk dihen ende

Në fshatin Ungre të Lezhës dronët kanë zbuluar një serë me 3000 fidanë kanabis të ndarë në kubikë, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë.Autorët nuk dihen ende, ndërkohë që dy persona janë vënë në pranga në fazat e mëparshme të këtij operacioni, ndërsa uniformnat po vijonë punën me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve.

Në vijim të zbatimit të planit operacional për parandalimin e kultivimit të bimë narkotike, në fazën e pestë të këtij operacioni Policia e Lezhës ka zbuluar me anë të dronëve një serë ku ishin kultivuar fidanë kanabisi.

Sera u zbulua në fshatit Ungrej, Lezhë, ku u gjetën të ndarë në kubikë, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, rreth 3000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Ndërkohë gjatë 4 fazave të mëparshme të këtij operacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan në total 849 fidanë narkotikë dhe u vunë në pranga 2 autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh