Zbulohet shtëpia e familjes
së Nënë Terezës në Shkodë

Zbulohet shtëpia e familjes<br />së Nënë Terezës në Shkodë
Gjurmët e Nënë Terezës janë kudo në Shqipëri. Në vitet ‘30 familja e nënë Terezës ka jetuar edhe në Shkodër. Kjo është një histori shumë pak e njohur e jetës së saj, ndërsa këtë dëshmi e sjell një banor i këtij qyteti. 

Tonin Prela nga Shkodra edhe pse tashmë është një burrë i moshuar ruan disa sende origjinale që familja e Nënë Terezës la pas ikjes së saj rreth vitit 1933. 

Prela rrëfen se e ka rikonstruktuar banesën duke e kthyer në një muze, duke ruajtur vlerat e objekteve që po mbushin shekullin.

Megjithatë Tonin Prela në prag të shenjtërimit të Nënë Terezës ndjen keqardhje që mirëmbajtja e kësaj shtëpie nuk gjen përkrahjen e institucioneve dhe nuk ka as vizitorë të shumtë. Megjithatë ai nuk e humb dëshirën për t’u kujdesur.

Ka disa pjesë që familja e Nënë Terezës i ka lënë kur ka ikur. Për ne është një kënaqësi e madhe shenjtërimi. Rreth viteve 1930 kur ka ardhur familja e Nënë Terezës dhe kur kanë ikur kanë lënë disa orendi, është kënaqësi e madhe, jo vetëm për mua që kam pasur nderin që ka jetua kjo familje, por për të gjithë popullin shqiptar shenjtërimi”shprehet ai.

Këtu në Shkodër janë shtëpia dhe objektet gjithçka, që nga fotot e familjes, tek letra që Nënë Tereza la me shkrimin e saj, e deri tek shtrati ku flinte. Gjithçka jeton ende në këtë shtëpi.

Po a nuk duhet të kishte më shumë vëmendje dhe ftesë për vizita, teksa na ndan vetëm 1 një ditë nga ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës. Këtu janë ende gjurmët e saj. Kjo banesë është vula e kujtimeve origjinale të Shenjtores Terezë.

shtepia e nene terezes
shtepia e nene terezes
shtepia e nene terezes
shtepia e nene terezes
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë