Zbulohet 'shtëpi bari' në Koplik, kultivonin drogë në laborator me llamba! Sekuestrohet 22 kg lëndë narkotike dhe 700 rrënjë kanabis! Dy të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një 'shtëpi bari' në Koplik me 700 bimë narkotike të kultivuara, ku u gjetën gjithashtu dhe 22 kilogramë kanabis.

Gjatë kontrollit të banesës së 64-vjeçarit Ramiz Nikdukaj, u zbulua një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet llampave elektrike.

Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan, rreth 22 kilogramë kanabis si dhe 455 rrënjë bimë  nartoktike të cilat ndodheshin brenda ambienteve të banesës, ndërsa 245 të tjera të cilat ishin të kultivuara në oborrin e shtëpisë së 64-vjeçarit.

Gjithashtu, gjatë operacioni policia arrestoi një 34-vjeçar me iniciale  A.L dhe një 64-vjeçar me iniciale B.K të cilët  u kapën duke punuar në amabinetet e banesës ku po kultivohej kanabisi. 

U shpallën në kërkim  Almir Nikdukaj, djali i Ramiz Nikdukaj, po ashtu  u procedua në gjendje të lirë vajza e tij.

Gjithashtu dhe vunë nën hetim 2 elektricistë të zonës, shtetasit P. I. dhe G. B, të cilët  akuzohen për shpërdorim detyre.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Llamba apo llampa: 05/06/2022 12:19

    Llamba, llampa, llambadari,llampadari, llamallari, llermi,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës