ITALI- Një 37-vjeçar shqiptar në komunën e Campagnia është arrestuar pasi u zbulua se në një magazinë të braktisur në zonë ai kishte kultivuar bimë kanabis.
Hetuesit vërejtën lëvizjet e dyshimta të 37-vjeçarit nga ku zbuluan më pas se ai shkonte në një magazinë të braktisur në komunën e Campagnano, brenda së cilës kishte krijuar një plantacion të vërtetë kanabis. Gjatë kontrollit të ambienteve u zbuluan mbi 300 bimë kanabis gati 40 cm të larta, si dhe 50 gramë të cilat ishin bërë gati për shitje.
37-vjeçari shqiptar mesa duket ishte kujdesur për bimët e kanabisti dhe kishte siguruar të gjitha kushtet e nevojshme për rritjen e tij duke filluar nga llambat halogjene, termostatët dhe plehra kimikë. Karabinierët falë edhe ndihmës së teknikëve të ACEA-s, zbuluan se në magazinë ishte kryer një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila vidhte energjinë nga rrjeti publik.