Zbulohet skandali me kontratën e
mashtrimit të Neymar me Barçën

E përditshmja spanjolle “Marca” ka zbuluar kontratën që Neymar firmosi me ekipin e Barcelonës më 2013. Sulmuesi kaloi nga Santosi te Barcelona zyrtarisht për 17.1 mln Euro, por pas zbardhjes së skandalit dhe manovrave shifra shkoi në 90 milionë Euro.

Drejtuesit e Barcelonës, me presidentin e asokohe Rosell u vendosën nën akuzë dhe autoritetet spanjolle filluan hetimet, ndërsa katalanasit mohuan gjithçka, por “Marca” zbulon se presidenti Rosell dhe Barcelona ishte në dijeni të gjithçkaje.

Tashmë pritet një tjetër furtunë në klubin katalanas, që mund të prekë edhe lojtarin, ndërsa shuma e vërtetë e operacionit të blerjes së sulmuesit brazilian mendohet të jetë rreth 120 mln Euro.

marca
d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan