Zbulohet sms-ja e Shpëtim Duros:
Mos i fut këta 3 lojtarë në ndeshje!

Zbulohet sms-ja e Shpëtim Duros:<br />Mos i fut këta 3 lojtarë në ndeshje!
Flamurtari do të luajë këtë fundjavë në Laç, në një ndeshje “jetë a vdekje” për mbijetesë.

Të dyja skuadrat kanë pikë të barabarta dhe i bëjnë shoqëri Korabit të vendit të fundit, për momentin, ndaj rreziku i rënies një kategori më poshtë është evident.

Trajneri Shpëtim Duro, duke folur në televizionin lokal “6+1 Vlora”, ka zbuluar një fakt domethënës, që tregon se situata në kampin kuqezi nuk është fort pozitive.

Ai ka marrë mesazhe në celularin personal, para ndeshjes me Kukësin (1-1), ku i sugjerohej të mos aktivizonte tre lojtarë, me dyshimin se janë përfshirë në tolerim ndaj verilindorëve. Duro nënvizon se e ka parë këtë mesazh pas përfundimit të lojës:

“Përpara ndeshjes me Kukësin më kanë ardhur mesazhe, që të mos fusja në lojë tre lojtarë. Për fat të mirë nuk i kam hapur mesazhet, por për kureshtje i pashë pas sfidës me verilindorët.

Ata futbollistë, emrat e të cilëve më kanë ardhur me mesazh, fatmirësisht ishin më të mirët kundër Kukësit. Nuk dua të them emra, por rëndësi ka që trajneri nuk duhet të jetë mosbesues.

Nëse një trajner dyshon te futbollistët e tij, nuk duhet ta drejtojë më atë ekip. Gjatë gjithë karrierës sime nuk kam dyshuar asnjëherë te lojtarët që kam pasur në ekip.

Nëse ndeshja ndaj Kukësit nuk do të përfundonte ashtu siç përfundoi, me barazimin 1-1, atëherë do të fillonin të flisnin sipas orekseve”-
ishin fjalët e trainerit aktual të Flamurtarit në përfundim të intervistës.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS