Zbulohet solucioni për të korrigjuar shikimin

Zbulohet solucioni për të korrigjuar shikimin

Përpjekjet e njeriut për të rregulluar problemet e shikimit kanë evoluar nga syzet tek lentet e kontaktit e deri në korrigjimi me rrezet lazer. Tani janë pikat në sy me një solucion të veçantë ato që korrigjojnë shikimin.

Për më shumë se 200 milionë njerëz në mbarë botën që nuk shohin mirë, një palë syze mund ta qartësojnë botën që kanë para syve. Lentet e kontaktit e rregullojnë problemin duke vendosur lente korrektuese në sy, ndërsa operacioni i syrit me rreze lazer ndryshon në të vërtetë formën e korneas, shtresa mbrojtëse që mbështetet mbi lenten dhe beben e syrit.

Studiuesit izraelitë thonë se solucioni me pikat 'nano' në sy, mund të ofrojnë një alternativë të thjeshtë për të gjitha këto.

"Ideja është të gjesh një mënyrë për të modifikuar trajektoren e dritës përmes pikave në sy. Jo duke ndryshuar formën siç bëjmë me syzet, lentet e kontaktit, apo kirurgjia refraktare me lazer, por duke modifikuar indeksin e këndit të dritës mbi kornean. Pra ne mund të luajmë me dritën dhe të ndryshojmë trajektoren për ta përqendruar dritën", thotë David Smadja, drejtor në kirurgjinë refraktive në qendrën mjekësore Shaare Zedek.

Procedura është projektuar për t'u kryer kryesisht në shtëpi, përmes një aplikacioni në telefonat inteligjentë që mat rregullimet e kërkuara për shikim të qartë.

"Sapo aplikacioni të ketë përcaktuar numrin për të korrigjuar shikimin, lidhet me një pajisje të vogël. Brenda kësaj pajisjeje ka një burim të vogël me rreze lazer që krijon gjurmë të vogla për të korrigjuar raportin optik në sipërfaqen e korneas, për të lejuar veprimin e grimcave nano", shpjegon David Smadja.

Solucioni sintetik me grimcat nano shërben për të mbushur prerjet e krijuara mbi kornean e syrit, në mënyrë që të korrigjohen zhvendosjet e dritës kur ajo të godasë retinën.

Provat fillestare në sytë e derrave analizuan zhvendosjet në këndin e dritës para dhe pas përdorimit të pikave nano dhe zbuluan se pikat korrigjuan problemet e shikimit për disa orë, raporton VoA

Faza tjetër e eksperimenteve do të përcaktojë se për sa kohë zgjat korrigjimi që realizon ky solucion. Studiuesit shpresojnë se procedura do të jetë gati për përdorim brenda vitit të ardhshëm.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja