TIRANË- Këto dokumente të falsifikuara u sekuestruan nga Krimi Ekonomiko-Financiare në Policisë Kriminale dhe ishin gati të merreshin nga klientët, për t’u përdorur krejtësisht në mënyrë të paligjshme. Po ashtu, edhe këto 37 vula, po të falsifikuara, të institucioneve të ndryshme shtetërore, shqiptarë dhe jo vetëm, u gjetën gjatë operacionit që mori të njëjtin emër, “Vula”.
Baza e falsifikimit të dokumenteve që u bastis bashkë me Forcën e Posaçme Operacionale, ishte instaluar në Yzberisht, dhe brenda saj falsifikoheshin leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore, dëshmi të aftësive profesionale, dëshmi aftësimi profesional për taksi, dëftesa pjekurie, akte të marrjes së tokës në pronësi, e plotë të tjera.
Report Tv mëson se ata që kishin interes për një dokument të tillë fals paguanin nga 500 deri në 5 mijë euro. Policia, pasi ndërhyri brenda ambienteve të biznesit “Uni Trans sh.p.k”, arrestoi Çlirim Bregun 53-vjeç, bashkëpronar në këtë biznes që ushtronte veprimtarinë e paligjshme, i arrestuar dhe skeduar më herët për kontrabandë të verërave. Në pranga përfundoi edhe punonjësi i biznesit, Arben Rushiti, 55 vjeç, dhe 54-vjeçari Fatos Shima, i cili u ndalua në flagrancë duke marrë një certifikatë pronësie të dyshuar të falsifikuar.
Përveç dokumenteve që ishin gati për t’u shitur në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave dhe përmes së cilave gënjeheshin institucione të tëra, brenda ambienteve të firmës u gjetën 210 shishe me verë kontrabandë, një zakon i vjetër i pronarit Çlirim Bregu. Ky i fundit, përveç gjithë paligjshmërisë mbi falsifikimin e dokumenteve, nuk kishte të siguruar asnjë prej punonjësve që punonin në firmën e tij. Bregu rezulton i dënuar më parë, pasi në dhjetor 2018 u arrestua pasi tentoi që të fusë në vendin tonë 8 mijë litra verë kontrabandë.
SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.1%
-
Të gabuar
56.4%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 156
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Tiranë/ 52-vjeçari humb kontrollin e makinës, godet 2 qytetarë! Përplaset edhe me murin e ambasadës amerikane
23 Janar, 18:58
-
Dyshohet se morën ryshfet, pezullohen nga detyra dy policët në Tiranë! AMP nis hetimet
23 Janar, 17:58
-
Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona
23 Janar, 14:53
-
Njohja e periudhave të punës para ’94, miratohen ndryshimet te 'Ligjet', zv.ministrja Manjani: Do njihen pa pengesa proceduriale! Përfitojnë 40 mijë persona në vit
23 Janar, 14:27
-
Tiranë, edukatorja 46-vjeçare shpallet në kërkim, akuzohet se dhunoi një të mitur në kopsht privat tek ‘Astiri’
23 Janar, 13:38
-
Zyrtare/ Njohje e vjetër, Egnatia rikthen në Superligës sulmuesin Guindo
23 Janar, 11:15
-
Antidroga e Tiranës sekuestron 60 kg kanabis, 2 në pranga, 2 në kërkim! Droga me 6 thasë u gjet në makinë! Do shitej 1200 euro kg në Kamëz (EMRAT+VIDEO)
23 Janar, 08:50
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22