FOTO/Sekuestrohen 8 mijë litra verë kontrabandë në Durrës, vinte nga Italia, arrestohen administratori dhe shoferi (EMRAT)

FOTO/Sekuestrohen 8 mijë litra verë kontrabandë në Durrës, vinte nga Italia, arrestohen administratori dhe shoferi (EMRAT)

Kamioni me verë në Durrës

DURRES-Tentuan të fusnin 8 mijë litra verë kontrabandë nga Italia në Shqipëri, hetimi doganor arreston në flagrancë dy persona dhe sekuestron verën. Report Tv siguron pamjet e kamionit ku ishte ngarkuar vera me destinacion tregun e Tiranës dhe Durrësit kryesisht restorantet luksoze, ndërsa në pranga kanë rënë Armand Mimani shofer i kamionit në të cilin ishte fshehur vera dhe Çlirim Bregu nga Tirana me arsim të mesëm i dënuar edhe më parë për kontrabandë, administrator i kompanisë e cila kishte në pronësi kamionin.

Sipas doganës dhe uniformave blu këta persona janë prangosur për veprën penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Vera ishte e ambalazhuar në shishe ndërsa Bregu rezulton se është njëherazi edhe administrator i “Uni Trans” kompanisë që është gjobitur edhe me një penalitet prej 3.261 mijë lekë nga hetimi doganor në Durrës.

Materialet hetimore në ngarkim të këtyre dy personave i kanë kaluar prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme ndërsa për sekuestrimin e verës së pa deklaruar janë njoftuar edhe autoritetet italiane. Prej më shumë se 2 javësh në kalimet kufitare në të gjithë vendit përfshi portet dhe aeroportet si dhe pikat tokësore janë shtuar masat e kontrollit për të goditur kontrabandën si dhe për të monitoruar edhe lëvizjet e personave me precedent penale apo në kërkim nga drejtësia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luani Berat: 27/12/2018 17:25

    Pergezime per Doganen qe ariti ti bllokoje keta keqbersa qe me menyra te paligjshme u prishen pune subjekteve te ndershme prodhuse dhe tregtare

    Përgjigju
    • Ona: 29/12/2018 11:20

      Ca thu mo me vertet

  • BrAvO AntiKontrabanda: 27/12/2018 11:01

    Bravo sektorit te Antikondrabandes qe ka finalizuar me sukses kete operacion. Sugjerim: kontrollet duhet te jene me te shpeshta dhe te monitorueshme nga te 3-te per te shmangur korrupsionin. Te stimulohen subjektet qe importojne ne menyre te rregullt dhe qe paguajn te gjitha detyrimet ligjore. Te penalizohen deri ne mbyllje te aktivitetit dhe procedime penale per ato subjekte qe tentojne te fusin produkte si rasti ne fjale.

    Përgjigju
    • Ona: 29/12/2018 11:21

      I mori per vete se do pin si derrat ,,,jo se ben punen

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve