Zbulohet tuneli poshtë një ish-restoranti në Amerikë, brenda tij drogë me vlerë një milion dollarë

Zbulohet tuneli poshtë një ish-restoranti në Amerikë, brenda tij drogë me vlerë një milion dollarë

Pamje nga tuneli ku u zbulua droga

SHBA- Autoritetet në Arizona zbuluan drogë me vlerë një milion dollarë në një tunel poshtë një ish-restoranti të ushqimit të shpejtë dhe një shtëpie private në Meksikë.

Dyshimet e policisë nisën kur disa ditë më parë pronari i biznesit po nxirrte jashtë tij disa kontejnerë plastikë, të cilët po i ngarkonte në një kamion.

Brenda konteninerëve, policia gjeti 239 pako me drogëra të ndryshme, duke përfshirë mbi 261 kilogramë metamfetamine, 14 kilogramë kokainë, 30 kilogram heroinë të bardhë, 13.7 kilogramë heroinë kafe dhe 6.8 kilogram fentanil.

Pamje nga tuneli në SHBA

I dyshuari u identifikua si Jezus Ivan Lopez Garcia dhe po përballet me akuzat e shpërndarjes së drograve të ndryshme.  Sipas dokumenteve të gjykatës, Lopez Garcia bleu pronën në prill të këtij viti për 390,000 dollarë, por nuk e përdori kurrë për të ndërtuar një biznes.

Tuneli ishte i gjatë 180 metra dhe niste në bodrumin e një restoranti në San Luis, kalonte poshtë kufirit deri tek një shtëpi në San Luis Rio Colorado.

Droga, besohet të jetë tërhequr përmes tunelit me anë të një litari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI