Zbulohet vepra sekrete e
kompozitorit Feim Ibrahimi

Zbulohet vepra sekrete e<br />kompozitorit Feim Ibrahimi
Një vepër që nuk u luajt kurrë në vendin e tij, e kompozitorit të madh shqiptar Feim Ibrahimi, do të luhet për herë të parë në Madrid të Spanjës së bashku me kompozitorë të njohur botërorë.

Koncert në Madrid me kompozitorët botërorë

Partiturat e kësaj vepre i zbulon për herë të parë violinisti i njohur shqiptar Florian Vlashi, i cili do ta interpretoj këtë kompozim të panjohur në një koncert të organizuar nga "Grupo Instrumental Siglo XX" më 25 prill në sallën e Akademisë Mbretërore të Arteve të Bukura në Madrid.

Vlashi ka publikuar në rrjetin social facebook partiturat me veprën “sekrete” të Fehim Ibrahimit, duke u shprehur se ky kompozim nuk është publikuar kurrë.
Në koncertin e Madridit do të jetë edhe vajza e kompozitorit të shquar Etrita Ibrahimi, e cila shprehet se ndihet e nderur që veprat e babait të saj do të jenë në një premierë botërore në Spanjë. 
 
“Premiera botërore e fundit e punës së babait tim, një kuartet string, i përbërë në vitin 1989, një vepër që  kurrë nuk e kam bërë deri më tani. Faleminderit Florian Vlashi dhe grupo instrumental siglo xx.”, shprehet vajza e kompozitorit.

Vlashi: U shkrua 28 vite më parë
 
Ndërsa violinisti Vlashi e konsideron veprën si ‘sekretin e fundit të Fehim Ibrahimit’

"Kjo vepër është shkruar 28 vite më parë. Është i vetmi kuartet i Feimit. I pabotuar, i paluajtur kurrë , askush s´kish dëgjuar më parë për të. Ishte në mes të partiturave të tij si dorëshkrim, si një letër intime. As vete Feimi, më tregon Etrita, nuk ka lënë ndonjë shënim për të dhe, mos luajtja e tij, mbetet një enigmë. Është një vepër e bukur, me një thjeshtësi prekëse, plot poezi, humor dhe brengë. Ka momente që më kujton kuartetin nr. 2 të Janaçekut të quajtur..."Lettres intimes". 28 vite ?! Duket sikur ka pritur kaq gjatë që të luhet në zemrën e Madridit, në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura, në praninë e veprave të Velasquez, Murillo, Picasso, Dalí… dhe 13 pikturave të Francisco Goya-s. Sepse vetëm ato mund ta kuptojnë më mirë se kushdo tjetër sekretin e fundit të artit...”, thotë Vlashi.
 
Feim Ibrahimi lindi në vitin 1935 në Gjirokastër dhe ndërroi jetë në Torino në vitin 1997. Ai është cilësuar si kompozitori që tronditi tabutë e realizmit socialist. Vepra e tij i përfshin të gjitha zhanret, që nga miniaturat instrumentale, muzika e filmit, muzika e dhomës, muzika simfonike, koncertet për instrument solist dhe orkestër e deri tek veprat skenike dhe elektroakustike.  Fehim Ibrahimi është nderuar me titujt “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit” e shumë të tjerë. 

feim ibrahimi

feim ibrahimi

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar