Zbuloi se e ka tradhëtuar me djalin 
e ish-gruas, rreh të dashurën në TV

Zbuloi se e ka tradhëtuar me djalin <br />e ish-gruas, rreh të dashurën në TV
“Mbreti i muzikës cigane” në Rumani ka sulmuar gjatë një emisioni live në televizion të dashurën e tij shtatzënë pasi zbuloi se e kishte tradhtuar me djalin e ish-gruas.
Këngëtari milioner, Nicolae Guta, i cili cilësohet legjendë në vendin e tij u tërbua kur kjo gjë u zbulua gjatë një emisioni në televizion.

Ylli i muzikës në Rumani, i cili ka 10 fëmijë me pesë gra të ndryshme, ishte në studio me të dashurën e tij aktuale Lulia, ish-partnerin e saj Narcisa Guta dhe djalin e tyre, Nicu.

rumani

Por, atmosfera miqësore që mbizotëronte ndryshoi papritur kur Nicu tha se kishte fjetur me kërcimtaren Lulia, që mediet në Rumani shkruajnë se është shtatzënë.
Guta: Po thua që ke pasur diçka me këtë grua (të dashurën e tij)?

Nicu u përgjigj, “Po, kam pasur” dhe më pas shpjegoi se zbuloi një gjë të tillë për hakmarrje për mënyrën sesi Guta i ka trajtuar nënën kur ishin të lidhur.
“Ti më tallje nënën, ta tregova qefin. Lulia më kishte qef dhe më kërkoi të shkoja ta takoja. Ç’mund të them?”

rumani

E gjitha kjo ka ndodhur kur 47-vjeçari jetonte me një të dashur tjetër, marrëdhënia e të cilëve përfundoi kur një video intime e Nicolae Guta dhe Lulia u bë publike.
 
Guta ka një pasuri të madhe duke qenë një nga pionierët e muzikës së njohur si “manele”. Ai refuzon që t’i dërgojë paratë në bankë duke i kthyer në prona të patundshme, apartamente luksoze, vila në të gjithë vendin si dhe bizhuteri. Ai gjithashtu ka edhe dhjetëra makina luksoze.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas