Zbuloni 5 vendet ku nuk duhet ta lini asnjëherë celularin

Zbuloni 5 vendet ku nuk duhet ta lini asnjëherë celularin

Foto ilustruese

Nuk është nevoja të themi se çfarë roli luan telefoni në jetën tonë sot, një mjet komunikimi që është edhe kalendar, axhendë, radio, videolojë e shumë gjëra të tjera e që ne nuk e ndajmë nga vetja asnjë sekondë, madje as në tualet.  

Megjithatë duhet të dini se prekja ose ruajtja e celularit në vende të caktuara mund të bëhet e rrezikshme për shëndetin tonë, ndërsa shumë studime kanë lidhur rrezatimin që ai cliron me shfaqjen e kancerit të trurit, tumoreve dhe problemeve riprodhuese.

Gjithsesi, pavarësisht paralajmërimeve, zor se mund të vijë koha kur do ta mbajmë smartphone-n larg vetes, por të paktën mund të mos e lëmë në vende të caktuara, për të mbrojtur veten sa më shumë që të jetë e mundur. Cilat janë këto vende? I shohim tani:

Në shtrat ose nën jastëk

Të flesh me celular është një ide e keqe për disa arsye. Njoftimet nuk ndalojnë natën, drita e ekranit mund të na zgjojë dhe të çojë në probleme me gjumin në planin afatgjatë. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës të ekranit ndikon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit, i cili është shumë i rëndësishëm për pushimin tonë. Përveç kësaj, ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të gjeneruara nga celularët mund të shkaktojë dhimbje koke, ndërkohë që nuk janë të pakta rastet e shpërthimeve që kanë ndodhur në mbarë botën për shkak të temperaturave të rritura që zhvillohen kur pajisjet mbulohen për një kohë të gjatë nga tipet e ndryshme tëpëlhurave. 

Në xhep

Këtë e bëjmë të gjithë. E vendosim pajisjen celulare në xhepin e pantallonave dhe vazhdojmë punët tona, teksa besojmë se në këtë mënyrë nuk do të humbasim asnjë njoftim apo mesazh. Megjithatë, sado logjike që tingëllon, kjo lëvizje bën më shumë dëm sesa sjell përfitime. Rrezatimi i emetuar nga një celular kur është në xhepin e pantallonave rritet shumë në krahasim me atë kur është në çantë. Sipas ekspertëve, rrezatimi i celularit mund të ndikojë në strukturën e ADN-së, të shkaktojë probleme të fertilitetit ose të kontribuojë në zhvillimin e tumoreve. Gjithashtu, sipas hulumtimeve, mbajtja e celularit afër kofshëve dobëson kockat e ijeve.

Në tualet

Nëse e keni zakon të merrni celularin me vete në tualet ose të luani muzikë ndërsa bëni dush, më mirë ta harroni. Bakteret në sipërfaqe, sado mirë t’i pastrojmë, “ngjiten” në pajisje dhe më pas kalojnë në duart, fytyrën dhe rrobat tona. Ekspertët theksojnë se bakteret dhe mikrobet që gjenden në banjë, mbeten në hapësirë ​​për një kohë të gjatë, në mënyrë që të ngjiten lehtësisht në sipërfaqet e tjera.

Në vende shumë të ftohta ose shumë të nxehta

Nëse temperaturat në mjedis janë shumë të larta ose shumë të ulëta, është më mirë të mos e merrni celularin me vete ose ta mbani në çantë ose kuti. Ndryshimet e temperaturave janë të rrezikshme për pajisjet elektronike. Tkurrja dhe zgjerimi i shkaktuar mund të çojë në probleme në funksionet e celularit. Pra, kjo mund të mos jetë aq problem për vetë ju, por mund të jetë për telefonin.

Në prizë

Jo, lënia e celularit me orë të tëra në karikues nuk do të dëmtojë shëndetin tuaj aq sa mbajtja e tij në xhep, por mund të dëmtojë vetë paisjen dhe mjedisin. Është më mirë të mos e lini celularin tuaj duke u karikuar gjatë natës ose për shumë orë. Kjo mund të zvogëlojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit dhe performancën e baterisë. Kontribuon gjithashtu në rritjen e konsumit të energjisë dhe rrjedhimisht në faturën e energjisë elektrike.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani