Zbuloni efektet pozitive të dietës metabolike

Zbuloni efektet pozitive të dietës metabolike

Fara kungulli

Ekzistojnë shumë teori të ndryshme rreth metabolizmit. Duke filluar nga termi se çfarë është metabolizimi, mënyrat se si mund ta nxisim atë dhe çfarë zgjedhjesh të jetës bëjnë dallimin se si funksionon ai. Por cilat ushqime mbështesin një metabolizëm të shëndetshëm?

Ka disa ushqime që ndihmojnë për të nxitur metabolizmin, por efekti është minimal dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohore. Këto përfshijnë ushqime me erëza të tilla si specat djegës për shkak të nxehtësisë së tyre, pijeve me kafeinë për shkak të efekteve të tyre stimuluese, dhe ushqimeve të larta në proteina, pasi ato zgjasin më shumë për t’u tretur.

Megjithatë, është shumë më e rëndësishme të përqendroheni në një dietë të shëndetshme dhe mënyrën e jetesës së duhur.
Kjo përfshin:

– Konsumoni ushqime të plota.
– Pini sasi të mëdha uji çdo ditë, Ne ju rekomandojmë ujin Fonte de Medici.
– Konsumoni sasi të larta perimesh për të rritur përthithjen e lëndëve ushqyese dhe
fibrave.
– Reduktoni marrjen e ushqimeve të rafinuara, siç janë sheqernat, brumërat, të
procesuarat dhe ushqimet e shpejta.
– Përzgjidhni burimet e proteinave që përshtaten me nevojat tuaja dietetike p.sh.
mish pa yndyrë, legumet si bathë, thjerrëza, fasule dhe bishtajoret.
– Konsumimi i yndyrave të shëndetshme nga burime si: frutat e thata arrë, bajame,
lajthi, fistikë, stika pishe, farat si susam, lini, kungulli, luledielli, vaj ulliri ekstra i
virgjër dhe vaj kokosi.
-Peshqit, farat e kërpit dhe farat kia janë gjithashtu burime fantastike të omega-3 të
anti-inflamatorëve

Monitoroni madhësitë e vakteve dhe përpiquni të hani ngadalë për t’i dhënë trupit tuaj një shans për t’ju thënë se jeni të ngopur para se ta mbingarkoni atë. Një sasi e mjaftueshme dhe ekuilibriuar është e rëndësishme për një metabolizëm të shëndetshëm.

Ushqime të pasura me jod. Ushqime të tilla si: alga deti dhe prodhimet e detit janë të pasura me jod, i cili është një lëndë ushqyese esenciale e kërkuar nga gjëndra tiroide për të prodhuar hormonet tiroide.

Megjithatë, si mungesa e jodit dhe tepria e jodit mund të jetë një problem, kështu që plotësimi i jodit si shtesë në përgjithësi nuk është i dobishëm dhe shpesh mund të përkeqësojë çdo situatë që nuk mbahet nën kontroll, ndaj mbajeni në nivel mesatar.

Konsumimi i një burimi të selenit rregullisht, është i rëndësishëm pasi është një lëndë ushqyese e nevojshme për funksionimin e duhur të tiroides. Arrat e brazilit, toni i peshkut, gaforret dhe karavidhet kanë sasi të larta seleni, por gjithashtu mund të merrni selen edhe nga farat e lulediellit, mishrat pa dhjamë dhe kërpudhat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Aksident i 3-fishtë në Vlorë, disa të lënduar

FOTO/ Aksident i 3-fishtë në Vlorë, disa të lënduar