Zbuloni lulen më të madhe në botë, arsyeja pse e quajnë 'Kufomë'

Zbuloni lulen më të madhe në botë, arsyeja pse e quajnë 'Kufomë'

Rafflesia Arnoldii

Lulet janë një pasuri e madhe e natyrës, të cilat të falin kënaqësi të papërshkrueshme që nga aroma e deri tek bukuria e modeleve apo ngjyrave.

Por lulja më e madh enë botë ka një aromë krejt tjetër, mban aromën e mishit të kalbur.

Rafflesia Arnoldii u zbulua në vitin 1818 në Indonezi.

Kur e deëgjon për herë të parë të duket si emrë njeriu dhe kjo erdhi pasi iu vendos emri i Xhozef Arnoldi dhe shoku i tij i ekspeditës, Tomas Stamford Raflesi, dy personave që e zbuluan.

Rafflesia Arnoldii ka një diametër deri në rreth 1 metër, afërsisht sa një rrotë autobusi dhe mund të peshojë rreth 10 kilogramë.

Lulja përbëhet ka pesë petale të trasha, të tulta, me ngjyrë të trëndafiltë në kafe, plot me njolla të çelëta të vogla.

 Petalet përfundojnë në një zgavër të madhe e cila ngjason si kusi që mund të mbajë deri në disa litra ujë.

Raflesia mban një erë të keqe, si era e një kafshe të dekompozuar dhe për këtë motiv quhet ‘lulja kufomë’ ose ‘zambaku kufomëkutërbues’.

Përvec erës së veçantë, ajo jeton vetëm pak ditë sepse vyshket e zë të kalbet, duke lënë pas një masë veshtullore të zezë.

Rafflesia Arnoldii e paçelur

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin