'Zbuloni perlën e fshehur', Good Morning America promovon Shqipërinë: Disa nga plazhet më mahnitëse në botë

'Zbuloni perlën e fshehur', Good Morning America promovon Shqipërinë: Disa nga plazhet më mahnitëse në botë

Plazhi i Ksamilit

‘Nuk është as Greqia, as Italia’.

Good Morning America i ka kushtuar një hapësirë televizive promovimit të Shqipërisë. ‘Zbuloni perlat e fshehura të Shqipërisë’, ka qenë reportazhi i kushtuar disa prej bukurive të vendit tonë.

Itinerari i shout televiziv amerikan nis me Ksamilin e më pas me Sarandën dhe disa site turistike si Butrinti e Syri i Kaltër. Më pas vijon më qytetin e Gjirokastrës, ku medias amerikane i ra në sy vlerat antike të qytetit të gurtë.

Gjithashtu vlerësohet maksimalisht ushqimi shqiptar, teksa një turist amerikan nga Florida shprehet: Siç mund ta shikosh edhe nga stomaku im, kam ngrënë shumë.

‘Ju do të gjeni disa nga plazhet më mahnitëse në të gjithë botën... një perlë me të vërtetë e pazbuluar’, shprehet Good Morning America.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Po vjen kanali më i dashur i verës! Nga 1 korriku deri më 1 shtator, Tring sjell Summertime

Po vjen kanali më i dashur i verës! Nga 1 korriku deri më 1 shtator, Tring sjell Summertime