Kamerat e zbuluara në një hotel në Halkidiki të Greqisë kanë vënë në lëvizje policinë greke që po heton për thyerjen e privatësisë dhe regjistrimin e paligjshëm gjatë momenteve intime. Më 29 shtator, një çift zbuloi një pajisje që dukej si karikues celulari por ishte kamerë e fshehtë.
I riu me njohuri elektrike vuri re se pajisja ishte vendosur në një prizë përballë krevatit doppio në dhomë. Pa humbur kohë e shkëputi, e kontrolloi dhe vuri re se bënte regjistrim audio dhe video. Një ditë më pas çifti shkoi në polici dhe ngriti padi ndaj pronarit, i cili tha se i kishte vënë kamerat për arsye sigurie.
Sipas mediave greke, 33-vjeçari ia kishte dhënë dhomën falas vajzës 25-vjeçare për të qëndruar me partnerin e saj 26-vjeçar, pasi e reja punonte në biznesin e tij. Pronari kishte 2 dhoma që përdoreshin nga stafi dhe nuk i merrte para, por nuk i kishte informuar se regjistroheshin gjatë momenteve intime.
Sipas informacioneve që deri më tani nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga policia, gjatë hetimeve janë gjetur pajisje të tjera regjistrimi të cilat ishin vendosur fshehurazi dhe në mënyrë të paligjshme në dhjetë dhoma të tjera.
Në rast se nga hetimi rezulton se 33-vjeçari regjistronte në mënyrë të paligjshme momente personale të punonjësve që rrinin në dhomat që u kishte dhënë falas apo të klientëve që kishin marrë dhoma me qira në periudhën e mëparshme, atëherë do të zbulohet nëse ka të bëjë me trafikim të materialeve dhe nuk e ka pasur për përdorim personal.
Deri më tani, i vetmi denoncim që është bërë zyrtarisht në polici është më 30 shtator nga çifti i ri që shkuan në Komisariatin e Policisë Pavlos Melas, duke pasur në duar aparatin regjistrues që gjetën një ditë më parë në dhomën e tyre.
Në një kohë që hetimet e policisë po vijojnë, 33-vjeçari ka hequr edhe tabelat e hotelit dhe në asnjë pikë të zonës nuk shihet emri i biznesit dhe është shpërngulur nga Afitos.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5566
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ E dhunuan brutalisht në burgun famëkeq grek, shqiptari 'live' nga qelia në ‘Pa Gjurmë’: Kam frikë për jetën! Policët i kanë ushtruar presion gruas
22 Mars, 16:34
-
Kryeministri grek afron zgjedhjet parlamentare në maj! Analistët: Vendimi i Mitsotakis, nga aksidenti në Larisa
22 Mars, 14:12
-
Greqi/ Vrasja për martesën e premtuar në këmbim të 6 mijë eurove, momenti i rrëmbimit të 15-vjeçares! Kërcënimi i autorit: Ju marr mbesën për nuse ose ju vras
22 Mars, 12:30
-
Rama takim me presidenten e Greqisë: Jam optimist, do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e lëna pezull! Kryeparlamentari grek: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së
21 Mars, 12:44
-
VIDEO/ Rama çel ekspozitën me krijimet e tij artistike në Greqi: Mirënjohës për këtë pritje të mahnitshme
21 Mars, 11:05
-
U arrestua për vrasjen e hidraulikut shqiptar në Greqi, zbulohen dy emrat që përdor 23 vjeçari! E shkuara e tij e errët me rekorde kriminale
21 Mars, 08:48
-
Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet 23-vjeçari pjesë e bandës së shqiptarëve që kontrollon trafikun e drogës në Athinë
20 Mars, 21:07
-
FOTOT/ Rama çel ekspozitën personale në Athinë: Jam artisti më i mirë në mesin e kryeministrave! Arti nuk ka nevojë të përkthehet
20 Mars, 09:27
-
Reportazhi i medias greke: Trafiku i drogës Shqipëri-Igumenicë, rrjeti përdor të pastrehë për transportin e marijuanës
19 Mars, 11:10
-
Dështon arratisja nga burgu grek, 48-vjeçari shqiptari kapet pas katër orësh
18 Mars, 18:11
-
Media greke i dedikon shkrim kryeministrit: Ana artistike e Edi Ramës, pritet të ‘ndriçojë’ ekspozitën e tij në Zappeion në Greqi
18 Mars, 16:13
-
Paga minimale shkon në 780 euro në Greqi, kryeministri Mitsotakis: Rritje e guximshme, hyn në fuqi në nga 1 prilli
17 Mars, 10:29