'Zbutet' Covid në Amerikën Latine, por kurba e pandemisë është ende e lartë

'Zbutet' Covid në Amerikën Latine, por kurba e pandemisë është ende e lartë


Rritja e kurbës pandemike të koronavirusit në Amerikën Latine është gjithmonë e lartë por me shenja në dy ditët e fundit të zbutjes së forcës, si për infeksionet, që tani janë 2,530 mijë, nga të cilat 46 mijë janë regjistruar në 24 orët e fundit, ashtu edhe për numrin e viktimave ku totali është rreth 114 mijë me një rritje prej 1755 vdekje në 24 orët e fundit.

Brazili, vendi i parë në Amerikën Latine dhe i dyti në botë për infeksione dhe vdekje, ka raportuar ditën e fundit 24 mijë raste pozitive, rreth 5000 më pak se një ditë më parë, për një total infeksionesh që nga fillimi i pandemisë prej 1 milion e 370 mijë.

Ulje ka patur edhe përsa i përket numrit të viktimave të cilat u rritën në rreth 114 mijë teksa në 24 orët e fundit pati 552 vdekje, rreth 150 më pak se një ditë më parë.


Lajmi kryesor:

Në Itali regjistrohen 23 viktima! Më shumë se 10.2 milionë raste infeksioni nga Covid-19 në botë


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 persona nën hetim

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 persona nën hetim