ZDF reportazh për filmin "Shok"
Historia që bota thuajse e ka harrua

ZDF reportazh për filmin "Shok"<br />Historia që bota thuajse e ka harrua
Në një reportazh rreth 4 minutësh televizioni gjerman i mirënjohur ZDF tregon historinëe Kosovës dhe marrëdhënies së saj me Serbinë përmes filmit kandidat për OSCAR-in "SHOK"

ZDF e quan një histori thuajse të harruar nga bota e Europa atë të Kosovës dhe vuajtjeve të popullit nga dhuna psikologjike dhe fizike e ushtarëve serb.

Fatkeqësisht filmi me metrazh të shkurtër “Shok” i cili kandidoi për çmimin OSCAR, nukarriti të triumfonte pavarësisht vlerësimit që ju bë në shumë media të huaja dhe pasqyrimit të fatit dramatik të Kosovës, pasqyruar në miqësinë mes dy djemve.

Filmi ishte një prodhim i një bashkëpunimi të Kosovës e Britanisë së Madhe, ndërkohë që ai ishte punuar në Jamie Donaughue. Ai ishte në garë me filmin e Eric Dupont dhe Basil Khailil “Ave Maria’, “Day One” me regji të Henry Hughes, “Everythin Eill Be Okay” dhe “Stutter”.
 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid