Ze Maria: Kur luan me Tiranën, duhet t’i fitosh të gjitha ndeshjet

Ze Maria: Kur luan me Tiranën, duhet t’i fitosh të gjitha ndeshjet

Trajneri brazilian, Ze Maria dhe Mario Nikolli

Tirana rikthehet në Superiore, pas një viti në Kategorinë e Parë. Me të njëjtin trajner, brazilianin Ze Maria, bardheblutë do të kërkojnë të rivendosin nderin në vend, në sallonin e më të mirëve, ku kanë fituar plot 24 tituj kampioni, më shumë se askush tjetër.

Një ditë para ndeshjes së parë të kampionatit të 80-të kombëtar të futbollit, Tirana-Kamza, e cila do të luhet të shtunën, në orën 19:45, në “Selman Stermasi”, Ze Maria ka dalë në një konferencë për shtyp, ku iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ai ka nënvizuar:

Jemi gati për nisjen e kampionatit. E thashë më herët se ajo disfatë me Prishtinën ishte vetëm një ditë e keqe për ne. Ishte normale, pasi ishim të ngarkuar fizikisht. Tashmë nuk kam asnjë shqetësim. Jemi gati për Superioren. Duhet të përpiqemi të fitojmë, njerëzit nuk e pranojnë vendin e dytë këtu. Nëse duam të fitojmë, duhet të mendojmë për atë që duhet të bëjmë në fushë. Duhet të luftojmë për të marrë rezultatet e duhura. Kamza ka ndryshuar, por duhet të merremi me veten tonë, të fitojmë. Duhet të tregojmë forcë dhe dëshirë për ta bërë këtë.

Objektivat? Kur mbron këto ngjyra, duhet të luftosh që t’i fitosh të gjitha ndeshjet. Është herët të flasim se çfarë do të arrijmë, sepse vetëm fillimi. Unë i garantoj për një gjë tifozët: do të japim maksimumin. Nëse nuk ndodh kështu, asnjë lojtar nuk luan me mua. Çdo ndeshje do kërkojmë ta fitojmë, pavarësisht vështirësive. Klubi më ka siguruar lojtarë me kualitet, por të ardhurit kësaj vere duan kohë të përshtaten. Ata janë stërvitur ndryshe në ekipe të tjera. Sigurisht doja një sulmues, pasi Ngo nuk është gati, do edhe një muaj të jetë aktiv. Moçka ka ardhur tani. Pas ndeshjes së tretë do ta shihni Tiranën e vërtetë.

Do të isha i lumtur nëse do të bënim ndeshje të mira që në fillim, por me rëndësi janë pikët. Do shihet hap pas hapi nëse jemi skuadra më e mirë në letër. Ndaj Tiranës japin më shumë se 100% të gjithë, pasi është klubi më i madh. Rivalët duan ta tregojnë veten ndaj Tiranës, ndaj duhet të jemi të përgatitur. Derbi? Është ende herët për të menduar për Partizanin. Do të nis të mendoj për të vetëm pas ndeshjes me Skënderbeun. Nuk e di çfarë ka ndodhur më përpara, por ka kohë deri në derbi.

Trajneri Ze Maria

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari