Bardhi: Ministri i Brendshëm, zëdhënësi i Pëllumb Gjokës! Braçe: Po hapa bllokun, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers! Debati në Kuvend

Bardhi: Ministri i Brendshëm, zëdhënësi i Pëllumb Gjokës! Braçe: Po hapa bllokun, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers! Debati në Kuvend

Kuvendi u përfshi në debat lidhur me një deklaratë të kreut të Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili paraqiti në Parlament dy biseda, që sipas tij janë bërë në Sky ECC, për caktimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës nga grupet kriminale.

Në vijim të replikave kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi akuzoi ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha se ishte zëdhënësi i biznesmenit Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.

"Nuk përmenda raportin e EUROPOl. Nuk e di ca hyn ketu. Ju referova dokumentave zyrtare qe ndodhen ne dosjet e SPAK. Dhe po ta perseris siç ti e din shume mire, ne policine e Shkodrës dy individë të ngrenë dhe te ulin. Bajrat për të cilët do të flas një ditë tjetër, me dokumente se une nuk flas pa dokumenta dhe Pellumb Gjoka. Te fola per emerimin e Pellumb Gjokës. Si zëdhënës i tij në këtë seancë, ke ndonje pergjigje?! Ke pergjigje se Pëllumb Gjoka emëronte dhe shkarkonte drejtuesit në  polici. Ke pergjigje, se "vellai" o tij po i behej Ministër i Brendshëm. Ke pergjigje per kete?! Mos me trego mua raportin e EUROPOL, se e di me mire se ty" tha Gazment Bardhi.

Përgjigje i dha deputeti socialist Erjon Braçe

“Këtu në sallën e kuvendit u lexuan komunikim mes dy kodeve në encrocat, të supozuar bandit. në atë komunikim flitet për Mondin dhe u tha se ai është drejtori i policisë së Shkodrës. Mondi është bërë drejtor i policisë së Shkodrës në tetor 2023 ndërsa në komunikimi është në vitin 2021. Sa për zëdhënës të filan banditi apo fistek banditi mos më bëni të hap libra se po hapa libra, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers”, tha Braçe.

Ndërkohë në një reagim drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj i ka quajtur shpifje dhe se do të bëjë padi ndaj deputetit demokrat.


Lajmi kryesor:

Debate në Kuvend për drejtorin e Policisë së Shkodrës/ Bardhi lexon kodet e SKY ECC: E emëroi krimi! Ministri: Bisedat janë të 2021, u emërua në 2023! Reagon Sulaj: E padis


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori