Peter Stano, zëdhënësi i komisionarit evropian për zgjerim, Stefan Fule u shpreh dje se riorganizimi politik në Shqipëri nuk do të ndryshojë pritjet e Brukselit, që kërkon ndaj Tiranës zyrtare të kalojë nga fjalët në vepra. E rëndësishme për Fylen janë rezultatet që do të arrijnë në fudn partitë për përmbushjen e rekomandimeve.

“Në këtë fazë dëgjuam dhe deklarata, por kemi nevojë për rezultate” thotë Stano shkruan Ansa, referuar një interviste dhënë nga zëdhënësi i Fule për Abc Neës. Ndërkohë më 16 Prill nuk do të ketë raport mbi Shqipërinë nëse nuk ka zhvillime mbi pritshmëritë e Brukselit, sikundër pritet për vende si Maqedonia, Serbia e Kosova.

“Kështu që Komisioni do shpallë raport për Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Komisioneri Fule ka thënë për Shqipërinë, që është i gatshëm të raportojë nëse ka proges në proçesin e integrimit. Deri tani ka vetëm deklarata dhe ne presim rezultate”.

Ajo që ka rëndësi, theksoi Stano është “konsensusi politik për të bërë hapa para, nën një shpirt dialogu konstruktiv dhe bashkëpunues”. Koalicioni PS-LSI u përshëndet edhe nga politikanë të tjerë europian.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)