Zëdhënësi i Presidentit të Turqisë takim me Ramën në Tiranë, paralajmëron vizitë të Erdogan në Shqipëri muajin e ardhshëm
Zëdhënësi i Presidentit të Turqisë, İbrahim Kalın dhe Edi Rama, foto e shkrepur në 2018
TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit të Turqisë, İbrahim Kalın ka zhvilluar një vizitë në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në këtë takim fokusi ka qenë marrëdhënia dy palëshe mes 2 vende, teksa ka paralajmëruar edhe një vizitë të presidentit turk, Recep Erdogan në Shqipëri muajin e ardhshëm, por pa specifikuar një datë konkrete.
“Sot kishim takim për të biseduar në lidhje me përgatitjet për një vizitë të planifikuar në Shqipëri(i referohet vizitës së Erdogan) . Kishim mundësi të flisnim me detaje si për marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe për çështjet rajonale”, u shpreh Kalın, pas takimit me kryeministrin Edi Rama.
Referuar asaj se çfarë shkruajnë mediat turke, në takim është folur edhe për blerjen e 3 dronëve super inteligjentë nga Turqia, si edhe rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit të financuara nga Erdogan. Pyetur lidhur me miratimin e buxhetit shtesë nga ana e parlamentit shqiptar për të blerë dronë nga Turqia, Kalın tha se bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes është i rëndësishëm dhe shtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë në mënyrë që të mbështetet siguria, paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë.
“Paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë janë edhe paqja dhe stabiliteti edhe ynë dhe paqja dhe stabiliteti i Ballkanit”, u shpreh Kalın.
Ai gjithashtu përmendi edhe 500 banesat e ndërtuara në Shqipëri pas tërmetit, duke thënë se ato priten të finalizohen në gusht dhe do t’u dorëzohen pronarëve.
“Në të njëjtën mënyrë, në këtë periudhë pandemie, veçanërisht në kontekstin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, këtu u ndërtua një spital në një kohë shumë të shkurtër, me udhëzimet e presidentit tonë. Ne patëm po ashtu mundësinë të bënim furnizim me vaksina. Në periudhën e ardhshme, ne do të vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin tonë me Shqipërinë në të gjitha këto fusha, përfshirë shëndetësinë”, deklaroi zëdhënësi i Presidencës së Turqisë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
66.1%
-
Jo
31.1%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 1186
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
VIDEO/ Arbër Hoxha ‘qeras’ Cannavaron me gol në debutim
10 Janar, 11:20
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
VIDEO/ 'Speciali' Jose Mourinho, mbledh ekipin kundërshtar dhe iu mban fjalimin motivues në fushë
10 Janar, 10:00
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi rikthehet në Turqi, firmos në Ligën e Parë
9 Janar, 12:09