Jordania dënon sulmin ndaj trupave amerikane: Nuk ishte në tokën tonë, por në Siri

Jordania dënon sulmin ndaj trupave amerikane: Nuk ishte në tokën tonë, por në Siri

1706473428_956a22bbb4d6aee2bff43277fb11ddfd65b6962222d85.jpg

Ndonëse Joe Biden thotë se sulmi me dron ndaj bazës ushtarake amerikane ndodhi në verilindje të Jordanisë, afër kufirit sirian, qeveria Jordaneze thotë se nuk ishte në tokën e tyre.

"Sulmi që vrau tre ushtarë amerikanë nuk ndodhi në tokën jordaneze, por në Siri", kështu deklaroi një zëdhënës i qeverisë jordaneze, Muhannad al Mubaidin, në televizionin publik, raportojnë mediet amerikane. Megjithatë, liderët amerikanë nuk kanë ndryshuar qëndrimin e tyre dhe këmbëngulin se sulmi ka ndodhur në tokën jordaneze.

Në deklaratën e tyre të parë zyrtarët jordanezë e kanë quajtur sulmin me dron ndaj trupave amerikane një "sulm terrorist".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm me dron në bazën e SHBA në Jordani, 3 ushtarë amerikanë të vrarë, dhjetëra të plagosur! Biden akuzon grupet e mbështetura nga Irani


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja