Zef Brozi: Të ndryshojnë kriteret
për zgjedhjen e Presidentit të ri

Zef Brozi: Të ndryshojnë kriteret<br />për zgjedhjen e Presidentit të ri
Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë) Zef Brozi kërkon që të ndryshojnë kriteret për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
 
"Kushtetuta e 1998 ka vënë një mur izolues për të gjithë shqiptarët që janë jashtë vendit sepse kërkon që kandidati për president duhet "...të ketë banuar në Shqipëri 10 vitet e fundit pa ndërprerje...".
 
Mendoj se ky kriter duhet hequr dhe te vihet si kriter njohja e gjuhës shqipe dhe qe personi te kete banuar ne Shqiperi te pakten 5 vjet
" thotë ai, pasi 1/3 e shqiptarëve jetojnë jashtë si emigrantë.

Më pas Zef Brozi shprehet se do te ishte ne nderin e Shqiperise nese Parlamenti do te zgjidhte nje zonje per Presidente.
 
Dy raundet e para për zgjedhjen e Presidentit janë djegur, ndërsa të enjten është raundi i tretë.
 
Statusi i plotë/ Nje sugjerim per postin e Presidentit ne Shqiperi
Mendoj se do te ishte ne nderin e Shqiperise nese Parlamenti do te zgjidhte nje zonje per Presidente.
 
Ne Shqiperi ka jo pak zonja me integritet te larte qe do ta kryenin kete detyre te rendesishme dhe do ta perfaqesonin vendin tone me me shume dinjitet se burrat.
 
E di se ka edhe zonja shqiptare qe jetojne jashte vendit dhe do te ishin teper te denja per kete post.
 
Por ato nuk mund te merren ne konsiderate sepse Kushtetuta e 1998-es ka vene nje mur izolues per te gjithe shqiptaret qe jane jashte vendit sepse kerkon qe kandidati per president duhet "...te kete banuar ne Shqiperi 10 vitet e fundit pa nderprerje...".
 
Ne kushtet kur me se 1/3 e shqiptareve jetojne jashte si imigrante, apo me pune te perkohshme , apo me studime etj., dhe kur synohet hyrja ne Bashkimin Europian, mendoj se ky kriter duhet hequr dhe te vihet si kriter njohja e gjuhes shqipe dhe qe personi te kete banuar ne Shqiperi te pakten 5 vjet.

 

 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, zbulohen emrat e 3 'korrierëve' shqiptarë! Droga nga Ekuadori ishte fshehur në kontejner me banane

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, zbulohen emrat e 3 'korrierëve' shqiptarë! Droga nga Ekuadori ishte fshehur në kontejner me banane