Zef Mazi: Me Metën njihem, do ta takoj këto ditë! Opozitën do ta dëgjoj

Zef Mazi: Me Metën njihem, do ta takoj këto ditë! Opozitën do ta dëgjoj

Kryenegociatori Zef Mazi tha se është gati dhe do të kërkojë që të takojë Presidentin Ilir Meta në ditët në vijim.

"Unë e fillova këtë punë në distancë, pasi pas COVID-it nuk kishte mundësi lëvizje, dje ishte dita ime e parë e punës në zyrë. Me presidentin njihem, e kam pasur kryeministër dhe ministër të jashtëm dhe e vlerësoj cfarë ka thënë për mua.

Bashkëpunimi me presidentin do të jetë konstant është pjesë e institucioneve kryesore që drejtojnë vendin. Brenda 24 orëve nuk kam pasur mundësi të kontaktoj dhe të kërkoj takim me presidentin, por mund të bëhet nesër apo në vijim. Sa i përket 14 pikave që ka shtruar presidenti, detyra ime nuk është të komentoj por të zbatoj mandatin si kryenegociator" tha ai.

Po ashtu ai tha se do të dëgjojë edhe opozitën. "Opozitën do ta dëgjoj, objektivi është i njëjtë, kryetari i PD-së e ka deklaruar, qëllimi është i njëjtë, integrimi në BE. Do i kërkoj mbështetemi në këtë proces është për të mirën e tij" tha ai.


Lajmi kryesor:

Integrimi/ Kryenegociatori me BE-në: Do të takoj Metën dhe dëgjoj Bashën! Rama: Gati të ulem me presidentin në cdo kohë (VIDEO)


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan