Zef Mazi nga Shkupi: Shtyrjet për nisjen e negociatave shtojnë lodhjen! Gabim nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndahen në rrugën e integrimit

Zef Mazi nga Shkupi: Shtyrjet për nisjen e negociatave shtojnë lodhjen! Gabim nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndahen në rrugën e integrimit

Kryenegociatori për integrimin Zef Mazi dhe Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Kryenegociatori për integrim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Zef Mazi ka vizituar sot Shkupin ku dha mesazhe mbështetëse në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, Mazi tha se do ishte një gabim nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të ndaheshin në rrugën e integrimit dhe Maqedonia Veriut do të ngecte për shkak të pretendimeve të Bullgarinë. Ai shprehu mbështetjen për Maqedoninë e Veriut që thotë se sikurse Shqipëria, ka plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Sot jemi përballë një fakti, duhet të evitohet patjetër mërzia dhe humbja e besimit ose ajo që quhet lodhje duke pritur. Në fakt duhen përputhur fjalët e mira me veprat. Shtyrjet në një kohe të pacaktuar për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare nga marsi i vitit 2020 në Qershor, nga Qershori në dhjetor, nga dhjetori në Qershor në vitin 2021 shton lodhjen dhe në fakt prek sadopak besimin”, tha Mazi.

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se nuk dëshiron që Maqedonia e Veriut të jetë pengesë për Shqipërinë në rrugëtimin euro-atlantik, por kujtoi se qytetarët e vendit sikurse edhe ato të rajonit do ta shohin me sy ndryshe BE-në nëse nuk e plotëson premtimin për nisjen e negociatave me një shtet si Maqedonia e Veriut që ka plotësuar kushtet e kërkuara për reforma.

“Ne nuk jemi kundër që Shqipëria t’i fillojë bisedimet, e nuk mendoj se duhet as të kemi pasur dhe as të kemi ndonjëherë pozicion të tillë. Për shkak se rrugëtimi i Shqipërisë drejtë BE-së e ndihmon rajonin, na ndihmon ne. Ajo që themi ne është që Maqedonia e Veriut nuk guxon të mos i fillojë bisedimet sepse ka plotësuar të gjitha kushtet”, tha ai.

Kryenegociatori i Shqipërisë Mazi pati takime edhe me presidentin e shtetit  Stevo Pendarovski por edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi prej ku çoi mesazhin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë interesa të përbashkëta, thuajse në  të gjitha fushat, prandaj është i domosdoshëm bashkëpunimi i ngushtë mes dy shteteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund