TIRANË- Gazetari Milaim Zeka në një intervistë për Report  Tv ka bërë një analizë të situatës politike në vend, e ndërsa sipas tij ka sinjale që flasin për një luftë civile. Ndalur tek zhvillimi më i fundit, tek largimi i kryeministrit Albin Kurti, Zeka tha se pas dështimit të tij qëndrojnë këshilltarë nga Tirana, të cilët nuk nguroi që t'i quante " të paturpshëm dhe të pacipë". Ai bëri një krahasim mes Kurtit dhe diktatorit Enver Hoxha sa i përket mënyrës së qeverisjes, sipas së cilit kanë një të përbashkët: spastrimin e "armiqve"

"Në vend që të drejtonte jetën e kosovarëve, filloi me një hakmarrje të pashembull si Enver Hoxha, ,e spastrimin e bordeve, ndërmarrjeve dhe kjo u bë me zëvendësimin e njerëzve të VV. Ajo që është ë pafalshme për Kurtin si politikan dhe si qytetar ra në influencën të disa Këshilltarëve të paturpshëm dhe të pacipë të Tiranës, që e konfortuan me përfaqësuesin e Trump. Janë pioner të Enver Hoxhës, që i kanë shërbyer për 50 vite, Bojken Abazi, dega e VV në Tiranë, e cila pas dështimit për një revolucion, erdhën në Kosovë dhe po tentojnë të krijojnë trazira si një 97 të dytë. Të gjitha sinjalet aktuale në Kosova nga con drejt një luftë civile, pasi Kurti nuk deshi të bindej votës së 85 deputetëve. Edhe sikur qeveria Kurti të vazhdojë mandatin e vetë, ta zëmë sikur Gjermania të janë një ndihmë 10 mln euro, Kurti po të ketë moral politik nuk duhet të qëndronte më në krye të shtetit, pasi edhe marrëveshjet ndërkombëtare, nuk e ka mbështetjen ndërkombëtare", tha Zeka në një intervistë me gazetarin.

Ndalur tek politika shqiptare dhe bashkëpunimi me atë kosovare, për Zekën e gjitha bëhet për interesa personale dhe jo kombëtare.

"Gjithmonë kur kanë ndodhur zhvillime në Kosovë, në Shqipëri një politikë anti- kombëtare që nga ardhja në pushtet e Berishës, shkatërruan ekonominë, fabrikat dhe në momentin final kur kosova kishte mbështetje nga Shqipëria, u shkaktua lufta civile në 97. Nga interesat personale, liderët e politik të Tiranës i kanë ngritur marrëdhëniet dhe e tyre, psh. Meta marrëdhënie të shkëlqyer me Haradinaj, ndërsa Thaçi me Ramën. Mendoj se mjafton që të merret një shembull ilustrativ për të argumentuar indiferencën e Shqipërisë, psh. Rama duke e ditur që 1 mln kosovar kalojnë pushimet në Shqipërisë, vuri taksën 10 euro që është turpi më i madh i kësaj qeveria. Kjo është marrëzia e politikanëve, që flasin për qëllime propagandistike në emër të Kosovës. Kurti ka ardhur duke mohuar flamurin e Kosovës, dhe i ka mbetur një kauzë për t'i shpallur luftë SHBA-së", u shpreh ai. 

Si një gazetar me shumë vite eksperiencë, ai pati edhe një koment për lirinë e shtypit, nisur nga fakti se sot është dita botërore. Për Zekën, gazetaria është në momentet e saj më të vësjtira, ku qëllimi kryesor nuk është informimi i publikut, por klikimet.

"10% e gazetarëve shqiptar të lirë duhet të mblidhen dhe të bëjnë një debat, cila është arsye pse gazetaria është degraduar, është gazetari për klikime apo për të informuar publikun. Mendoj që gazetari është shndërruar në gazetari dezinformuese, klikuese", përfundoi Zeka për Report Tv.