Zekic projekton formacionin, Partizani largohet nga Shqipëria për Champions League

Zekic projekton formacionin, Partizani largohet nga Shqipëria për Champions League

Partizani gjatë nisjes për në Hungari

BATE Borisov - Partizani është ndeshja e kthimit për turin e I kualifikues të Champions League. Dueli do zhvillohet nesër (e martë) në 20:00, në stadiumin e Mezokovezd në Hungari, kjo pasi ekipet bjelloruse nuk mund t'i zhvillojnë përballjet në vend, pas dënimit nga UEFA për mbështjetjen e agresionit rus në Ukrainë.

Ndeshja e parë mes tyre në "Air Albania" përfundoi 1-1, ndërsa dueli i së martës do luhet në një atmosferë të akullt, kjo pasi nuk do ketë tifozë në stadium. Kampionët e Shqipërisë lanë këtë mëngjes Tiranën dhe tanimë janë në Hungari. Trajneri Zekic e ka në mendje formacionin, me skemën që do jetë sërish 4-3-3. Do jetë ndeshja e së martës ajo që do vendosë skuadrën që do kalojë në turin e dytë të Champions League.

Formacioni i mundshëm:

Partizani: Qirko; Hadroj, Sota, Saliou, Atanaskoski; Mehmeti, Murataj, Rrapaj; Da Silva, Cara, Mba Trajner: Zoran Zekic

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë