Të jetosh me artin në Vjenë, në një nga vendet më të zhvilluara të Europës është një sfidë për artistin shqiptar Bujar Zela. I kthyer në atdhe pas 25 vjetësh mërgim me ekspozitën e tij në Muzeun Historik Kombëtar, Bujar Zela nuk i ka harruar mjeshtrit shqiptar ku u brumos arti i tij dhe artistët më të mirë të fushave të tjera.
“Unë jam bazuar gjithmonë në traditat shqiptare si Vangjush Mio, Koli Ndromeno, këta janë frymëzuesit e mi. Fatmir haxhiu, Brdhyl Dule, Dhurata Celi, Mustafa Roti, Sali Shijaku. Këto janë piktorët që i kanë dhënë artit shqiptar” tha Bujar Zela.
Në këto peisazhe dhe portrete në dukje modeste, punuar në stilin tradicional të pikturës, janë efektet, emocionet dhe ngjyrat që i japin origjinalitet veprës.
“Pika kryesorja e imja, siç e kam titulluar dhe ekspozitën është ‘Ndjenja e ngjyra” dhe efekti i krijimtarisë time është efekti i ngjyrave. Duket qartë dhe bie në sy e kuqja, ajo sjell shpresë, që tregon të ardhmen. Kam paraqitur Sandër Prosin, Kadri Roshin, që janë ikonat e krijimtarisë shqiptare” shtoi ai
Pasyqrimi tematik i traditave kulturore të vendit të tij dhe Austrisë e bëjnë pikturën e Bujar Zelës të pëlqyeshme nga publiku mbarëkombëtar.
“Arti me jetën timë është i lidhur ngushtë. Arti për mua është jeta, si çdo njeri që nuk jeton pa frymë, unë nuk jetoj dot pa art. Ama që të jetosh me artin është një rrugë e mendueshme, duhet shumë punë, shumë luftë e shumë iniciativë për të ecur aty dhe shkallët e larta që kërkon të arrish” ka përfunduar artisti.

(Piktori shqiptar Bujar Zela)

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO