Zelanda e Re sërish pre e akteve terroriste, një 32-vjeçar plagosi me thike 6 persona në supermarket! Mbështetësi i ISIS vritet nga policia

Zelanda e Re sërish pre e akteve terroriste, një 32-vjeçar plagosi me thike 6 persona në supermarket! Mbështetësi i ISIS vritet nga policia

Një sulm terrorist ndodhi në Zelandën e Re sërish nga një mbështetës i ISIS i cili plagosi me thikë 6 persona ne një supermarket. Falë ndërhyrjes së policisë terroristi 32-vjeçar është qëlluar dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Sipas autoriteteve të Zelandës së re 3 prej të plagosur janë në gjendje të rëndë nga plagët e  marra në gjoks dhe qafë.

Pas ngjarjes kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Arden ka njoftuar se, ekstremisti ishte nga Sri Lanka 32-vjeçar dhe është konsideruar si një ndër ekstremistët më të rrezikshëm të vendit që prej vitit 2016. Zelanda e Re ka qenë në gatishmëri për sulme që kur një person i armatosur supermacist i bardhë vrau 51 njerëz në dy xhami në qytetin e Christchurch më 15 mars 2019.

Ardern, e pyetur nëse sulmi i së premtes mund të ishte hakmarrje për të shtënat në xhami të vitit 2019, tha se nuk ishte e qartë.

"Ishte e urryeshme , ishte e gabuar. Është kryer nga një individ, jo nga besimi," tha Ardern. "Vetëm ai mban përgjegjësinë për këto akte."

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve

Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve