TIRANE - Njerëzit në mbarë botën po shënojnë fillimin e Vitit të Ri me festime dhe shfaqje spektakolare fishekzjarrësh. Duke lënë pas vitin 2012, e gjithë bota ka përqendruar gjithë vëmendjen e saj në mikpritjen e një Viti të Ri, 2013-ës. Festa tradicionale e Vitit të Ri mbledh bashkë familjarë, miq e shokë, por edhe të panjohur të cilët i bashkon pritja e 2013-ës në sheshet qendrore të kryeqyteteve botërore.

Zelanda e Re u bë mikpritësja e parë e këtij Viti të Ri me spektakël fishekzjarrësh në qytetin e Aukland-it. Dy orë më pas edhe në qytetin e Sidnejt në Australi mijëra njerëz kremtuan hyrjen e Vitit të Ri me fishekzjarrë vërtetë madhështore në urën e qytetit Harbor. Kamerat botërore u përqendruan në Sidnej, për të transmetuar drejtpërdrejt festimet. Hong Kongu ishte i treti që i dha mirëseardhjen Vitit 2013 nën një atmosferë të jashtëzakonshme. Ndërsa në orën 21:00 (me orën tonë) trokiti 2013-a edhe në Dubai nën një atmosferë të magjishme festive.

Viti i Ri më pas mbërriti në Kinë, Japoni dhe Korenë Jugore. Më pas erdhi radha e evropianëve në Moskë, Berlin, Bruksel, Paris, Romë, Tiranë, Londër për t’i dhënë lamtumirë vitit 2012. Një prej festimeve më të njohura të Vitit të Ri 2013 do të zhvillohet edhe në qytetin e Nju Jorkut. E fundit që pret 2013-ën është Honolulu.

Ajo që është e sigurt anembanë globit numërimi i çdo sekonde, është parë gjithmonë si simbol i bashkimit të njerëzve, i dashurisë, i shpresës së madhe dhe ëndrrave për të ardhmen.

MBERRIN 2013-a EDHE NE DUBAI
Ora 21:00 Edhe Dubai i është bashkuar vendeve të tjera të botës, të cilat e kanë mikrptur Vitin e Ri 2013. Nën spektakël fishekzjarrësh mijëra njerëz festuan bashkarisht lënien pas të vitit 2012 dhe ardhjen e Vitit të Ri. Një atmosferë e jashtëzakonshme me drita të pafundme e muzikë në sfondë shoqëruan magjinë e këtyre momenteve.

FESTOHET 2013-a EDHE NE HONG KONG

Ora 17:00 Atmosferë e jashtëzakonshme në Hong Kong, Fishekzjarret kanë pushtuar Hong Kong-un, i cili pret i treti Vitin e Ri 2013. Performanca e fishekzjarrëve u ndoq nga mijëra të pranishëm në Hong Kong.

SIDNEJ PRET NDERRIMIN E VITEVE NE NJE SPEKTAKEL FISHEKZJARRESH

Ora 14:00 Dy orë më pas edhe në qytetin e Sidnejt në Australi mijëra njerëz kremtuan hyrjen e Vitit të Ri me fishekzjarrë vërtetë madhështore në urën e qytetit Harbor. Kamerat botërore u përqendruan në Sidnej, për të transmetuar drejtpërdrejt festimet.

ZELANDA E RE URON E PARA VITIN E RI 2013
Ora 12:00 Me spektakël fishekzjarrësh Zelanda e Re priti e para 2013-ën.  Zelandezët, bashkë me ta edhe vizitorët e ardhur nga gjithë bota gëzuan privilegjin për të festuar dhe uruar ardhjen e Vitit të Ri 2013.

Në qytetin e Aukland-it qielli u ndriçua nga mijëra fishekzjarrë. Ajo që është e sigurt anembanë globit numërimi i çdo sekonde, është parë gjithmonë si simbol i bashkimit të njerëzve, i dashurisë, i shpresës së madhe dhe ëndrrave për të ardhmen.

Ndërsa po afrohet mesnata në Azi, përgatitjet për Vitin e Ri po i bëjnë Kina, Japonia dhe Korea Jugore. Më pas vjen radha e evropianëve në Moskë, Berlin, Bruksel, Paris, Romë, Tiranë, Londër për t’i dhënë lamtumirë vitit 2012.

Një prej festimeve më të njohura të Vitit të Ri 2013 do të zhvillohet edhe në qytetin e Nju Jorkut. E fundit që pret 2013-ën është Honolulu.