Zelensky anulon planin për t'iu drejtuar ligjvënësve amerikanë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, anuloi planet t'u lidhur drejtpërdrejt me video me ligjvënësit amerikanë për t'u bërë thirrje atyre që të miratojnë ndihmat për vendin e tij, ndërsa një betejë partiake lidhur me politikat amerikane të imigracionit kërcënon të minojë kërkesën e Presidentit Joe Biden për miliarda dollarë ndihma për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, tha udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer.

“Zelensky nuk mund të paraqitet në takimin tonë të orës 15:00, diçka ndodhi në minutën e fundit”, tha ai para gazetarëve.

Presidenti ukrainas duhej të fliste praktikisht para Kongresit me shpresën se do të ndikonte tek ligjvënësit për të miratuar një paketë të re ndihme për vendin e tij. Uashingtoni ofron ndihmën më të madhe ushtarake për Kievin dhe ka dhënë dhjetëra miliarda dollarë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.

Kongresi amerikan, i cili deri më tani ka miratuar paketa të mëdha ndihme ushtarake, humanitare dhe makroekonomike për Kievin, përbëhet nga dy dhoma. Republikanët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një numër prej tyre kërkojnë që menjëherë të ndërpritet ndihma për Kievin.

Në Senat, ku demokratët janë në shumicë, republikanët e opozitës janë në favor të mbështetjes së Ukrainës. Për të miratuar ndihmën, republikanët po kërkojnë politika më të ashpra ndaj emigrantëve në kufirin me Meksikën, gjë që demokratët deri më tani kanë refuzuar ta bëjnë.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha sot se asnjë ndihmë e re për Ukrainën nuk do të miratohet pa një “ndryshim rrënjësor” në politikën e migrantëve.

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Legeni: 06/12/2023 08:45

    Aq e kishte dhe zelua , koha i mbaroj dhe tani amerikanet e hedhin ne koshin e plerave si bejne gjithmone me “partneret “ e tyre . Masakruan nje popull te gjithe duke e mashtruar se do ta shkaterronin Rusine sepse nuk ka as buke te haje por ne te veretete ata maskarenj e dinin qe kjo lufte do te ishte shkaaterrimtare per Ukrainen dhe popullin e vet por thjesht donin qe Rusia te demtohej ekonomikisht dhe ushtarakisht sado pak

    Përgjigju
    • Arber: 06/12/2023 08:56

      Je vertet Legen se smun te kishe tjeter pseudonimin. Po na ben dhe strategun e b.ths sikur ke qene ne senat.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë