Zelensky bën thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë: Ambiciet e Moskës shkojnë deri në Varshavë e Sofje

Zelensky bën thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë: Ambiciet e Moskës shkojnë deri në Varshavë e Sofje

1655301113_zelelll.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të rrisë regjimin e sanksioneve ndaj Rusisë, ku ka kërkuar një paketë të shtatë masash ndëshkuese kundër Moskës.

27 vende të BE-së ranë dakord në fund të muajit të kaluar për një paketë të gjashtë sanksionesh që do të ndalonte shumicën e importeve të naftës ruse, por përjashtuan naftën e papërpunuar që shpërndahet përmes tubacioneve, për shkak të kundërshtimeve të Hungarisë.

Në një fjalim me video-lidhje drejtuar të dy dhomave të parlamentit çek më 15 qershor, Zelensky falënderoi Republikën Çeke për ndihmën e dhënë Ukrainës deri më tani, por i kërkoi Perëndimit që të mos e ndalojë mbështetjen për vendin e tij.

"Ne jemi me ju, jini edhe ju me ne," u tha Zelensky ligjvënësve çekë, të cilët e duartrokitën atë.

Zelensky gjithashtu i bëri thirrje BE-së që t'i japë Ukrainës statusin e kandidatit - hapi i parë në rrugën e gjatë shumëvjeçare drejt anëtarësimit në bllok.

Ai paralajmëroi gjithashtu për ambiciet territoriale të Rusisë, duke thënë se presidenti Vladimir Putin nuk do të mjaftohet vetëm me pushtimin e Ukrainës.

BE arrin marrëveshje kompromisi për ndalesë në naftën ruse

Rusia nuk është e interesuar vetëm për Mariupolin, Severodonjeckun, Kharkivin dhe Kievin. Jo, ambiciet e saj janë projektuar në një zonë të gjerë, nga Varshava në Sofje”, tha ai.

“Si në të kaluarën, pushtimi rus i Ukrainës është hapi i parë që i duhet udhëheqjes ruse për të hapur rrugën drejt vendeve të tjera, drejt pushtimit të popujve të tjerë”, tha ai.

Republika Çeke merr presidencën e rradhës të BE-së më 1 korrik./REL


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/Zelensky: Humbje të dhimbshme për ushtrinë në Donbas! Biden bisedë telefonike me Zelenskyn: Do ofrojmë 1 mld dollarë ndihmë për sigurinë


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja