
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të mbajë një fjalim më 24 mars në samitit e liderëve të NATO-s që do të mbahet në Bruksel. Kjo është bërë me dije nga zëdhënësi i Zelenskyt, Serhiy Nykyforov, i cili ka thënë se do marrë pjesë në samit virtualisht.
Nykyforov tha se Zelensky do të flas për nevojën e ndaljes së krimeve të luftës së Rusisë kundër civilëve ukrainas dhe infrastrukturës joushtarake.
“Kjo mund të bëhet në disa mënyra, duke mbyllur qiellin, duke i ofruar Ukrainës mbrojtje të fuqishme ajrore dhe aviacion...”, tha ai.
Gjatë ditëve të fundit, Zelensky i është adresuar përmes video-lidhjes parlamenteve dhe institucioneve ligjvënëse të shumë shteteve përfshirë të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Gjermanisë, Izraelit dhe Italisë. Ai po ashtu pritet të mbajë fjalim para Asamblesë Kombëtare të Francës.
Lajmi kryesor:
Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar











