Zelensky: Është e paqartë nëse janë përdorur në Mariupol armë kimike

Zelensky: Është e paqartë nëse janë përdorur në Mariupol armë kimike

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk mund të thotë me siguri nëse armët kimike janë përdorur në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

“Ne i marrim me shumë vëmendje raportimet e djeshme për përdorimin e municioneve me lëndë helmuese në Mariupol kundër mbrojtësve të qytetit. Nuk është ende e mundur të nxirren përfundime 100% se çfarë lloj lënde ishte," tha. “

Është e qartë se është e pamundur të kryhet një hetim i plotë dhe analiza e plotë në qytetin e bllokuar”, shtoi ai.

Zelensky paralajmëroi liderët e tjerë që t'i kushtojnë vëmendje mundësisë së përdorimit të armëve kimike.

“Megjithatë, duke pasur parasysh kërcënimet e përsëritura të propaganduesve rusë për të përdorur armë kimike kundër mbrojtësve të Mariupolit dhe përdorimin e përsëritur të tij nga ushtria ruse, si municionet me fosfor në Ukrainë, bota duhet të përgjigjet tani,” paralajmëroi presidenti.

"Reagoni në mënyrë parandaluese. Sepse pas përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, çdo përgjigje nuk do të ndryshojë asgjë, dhe do të duket vetëm si një poshtërim për botën demokratike," përfundoi Zelensky.


Lajmi kryesor:

Telefonatë Biden-Zelensky: 800 mln dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën! SHBA akuza Putinit për gjenocid, reagon Kremlini: E papranueshme


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç