"Shumë ngjarje pozitive kanë ndodhur këtë javë dhe janë marrë vendime të rëndësishme në lidhje me mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën." Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të zakonshëm të mbrëmjes. “Është mirë që kjo javë të mbyllet me rezultate të mira për vendin tonë, në aspektin e armëve, mbështetjes ndërkombëtare, zgjerimit të lidhjeve tona me botën dhe lëvizjes drejt NATO-s”, saktësoi presidenti.
Sipas Zelensky, ngjarja më e rëndësishme e këtyre ditëve ishte vizita në Poloni dhe marrëveshja me lidershipin e Varshavës dhe angazhimi për tanke. Për më tepër, udhëheqësi ukrainas tha se ishte i bindur se Danimarka dhe Norvegjia po punonin për një paketë të përbashkët ndihme për artilerinë ukrainase.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Rrjedhje e re e informacionit sekret amerikan! NY Times: SHBA po spiunon aleatët e saj









