Sipas medias NY Times, rrjedhja e dytë e dokumenteve tepër sekrete amerikane në mediat sociale zbulon jo vetëm aftësinë e fortë amerikane të depërtimit të aparatit ushtarak dhe të sigurisë ruse, por edhe se inteligjenca amerikane spiunon aleatët e saj, si udhëheqësit politikë dhe ushtarakë ukrainas dhe koreano-jugorë, këta të fundit në lidhje me vendimet e saj për ndihmën vdekjeprurëse për Kievin.
Dokumentet e zbuluara duket se shkojnë përtej materialeve të klasifikuara në lidhje me planet e luftës në Ukrainë. Sipas analistëve të sigurisë, besohet se ka dhe informacione të ndjeshme informacioni mbi Kinën, teatrin ushtarak Indo-Paqësor, Lindjen e Mesme dhe terrorizmin.
Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane e quajti publikimin e dokumenteve sekrete ‘makth’ për SHBA, Britaninë, Australinë, Zelandën e Re dhe Kanadanë. Mick Mulroy, një ish-zyrtar i lartë i Pentagonit, beson se është "një shkelje e rëndësishme e sigurisë".
Ndërkohë sipas mediave në Ukrainë, Moska po ndalon zyrtarët e lartë që të largohen nga vendi. Ata mund të ikin vetëm nëse marrin leje të posaçme.
Nga ana tjetër, Moska akuzon Kievin se po planifikon provokim në rajonin Sumy të Ukrainës. Sipas tyre, ushtria ukrainase po përgatit fushatë akuzash të rreme për përdorimin e municioneve me substanca toksike nga ushtria ruse.
Rrjedhja e dytë e dokumenteve tepër sekrete amerikane në mediat sociale zbulon jo vetëm aftësinë e fortë amerikane të depërtimit të aparatit ushtarak dhe të sigurisë ruse, por edhe se inteligjenca amerikane spiunon aleatët e saj, si udhëheqësit politikë dhe ushtarakë ukrainas dhe koreano-jugorë, këta të fundit në lidhje me vendimet e saj për ndihmën vdekjeprurëse për Kievin. Këtë e raporton New York Times .
"Shumë ngjarje pozitive kanë ndodhur këtë javë dhe janë marrë vendime të rëndësishme në lidhje me mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën." Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të zakonshëm të mbrëmjes. “Është mirë që kjo javë të mbyllet me rezultate të mira për vendin tonë, në aspektin e armëve, mbështetjes ndërkombëtare, zgjerimit të lidhjeve tona me botën dhe lëvizjes drejt NATO-s”, saktësoi presidenti.
Sipas Zelensky, ngjarja më e rëndësishme e këtyre ditëve ishte vizita në Poloni dhe marrëveshja me lidershipin e Varshavës dhe angazhimi për tanke. Për më tepër, udhëheqësi ukrainas tha se ishte i bindur se Danimarka dhe Norvegjia po punonin për një paketë të përbashkët ndihme për artilerinë ukrainase.
RT France është vënë në likuidim nga një gjykatë franceze, ka konfirmuar ish-presidenti i organizatës.
Krahu francez i transmetuesit rus RT është përballur me falimentimin që kur llogaritë e tij u ngrinë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.
Xenia Fedorova, ish-presidentja e RT France, shkroi në Twitter: "Gjykata e Nanterre mori vendimin për ta vendosur RT France në likuidim - një media që nuk e ka kënaqur Emmanuel Macron që nga fillimi i saj dhe e cila u sanksionua nga BE një vit më parë si [ një masë parandaluese] për shkak të konfliktit në Ukrainë."
Më shumë se 100 punonjës do të lirohen nga puna në ditët në vijim, tha ajo.
BE-ja ndaloi mediat ruse të kontrolluara nga shteti RT dhe Sputnik në mars të vitit të kaluar, në një përpjekje për të goditur dezinformimin mbi luftën në Ukrainë.
Organizata humanitare “Save Ukraine” tha se 31 fëmijë që ishin rrëmbyer nga trupat ruse në rajonet e Khersonit dhe Karkivit janë kthyer në Ukrainë. Ata kishin qëndruar të ndarë nga prindërit e tyre për muaj të tërë. Ndarja e fëmijëve ukrainas nga familjet e tyre ka çuar në ngritjen e akuzave për krime luftë ndaj Presidentit rus Vladimir Putin.
Muajin e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për krime lufte ndaj Presidentit rus Vladimir Putin dhe Maria Alekseyevna Lvova-Belovas, Komisionere për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse, lidhur me dyshimet për rolin e tyre në transferimin dhe deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga territoret e pushtuara ukrainase drejt Rusisë. Autoritetet e Kievit thonë se trupat ruse kanë marrë me forcë më shumë se 16,000 fëmijë ukrainas duke i zhvendosur në Rusi ose në territoret ukrainase të kontrolluara nga Moska.
Yevgeniy Prigozhin, kreu i grupit Wagner duke marrë pjesë në ceremoninë mortore në nder të
ushtarit rus Vladlen Tatarsky, i cili u vra nga një statujë që iu dhurua nga një grua por brenda kishte sasi tritoli ka shprehur falënderimet për të ndjerin.
"Sot do të doja të falënderoja Vladlen Tatarsky në emër tim dhe luftëtarëve të grupit Wagner.
Vladlen Tatarsky bëri shumë që ne të shkojmë në fitore dhe të shkatërrojmë armikun. Ne e falënderojmë atë për këtë, do ta kujtojmë gjithmonë.
Ai është një ushtar që qëndron me ne, zëri i të cilit do të jetojë përgjithmonë dhe do të thotë vetëm të vërtetën”, tha Yevgeniy Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus.
Sot është mbajtur ceremonia mortore e Vladlen Tatarsky, blogerit nacionalist dhe komandantit ushtarak, i cili vdiq në sulmin e 2 prillit në një kafene në Shën Petersburg.
Plagët e pushtimit rus në Ukrainë ndihet jo vetëm në raportet e viktimave e historive drithëruese të ukrainasve, por edhe në shifra konkrete. Në Avdiivka, qytetin e vijës së parë të sulmeve në Ukrainën lindore kanë mundur të shpëtojnë vetëm 4 fëmijë. Vitali Barabash tha se autoritetet e dinë vendndodhjen e dy prej katër fëmijëve – një vajze nëntë vjeçare dhe vëllai i saj dy vjeçar – dhe tha se kishin planifikuar një evakuim të detyruar të tyre javën e ardhshme.
Barabash, kreu i administratës ushtarake të Avdiivka, aludoi për vështirësitë që bindnin disa familje të largoheshin nga shtëpitë e tyre, madje edhe ato në vendet ku shiheshin luftimet më të ashpra.
"Ne nuk mund t'i evakuojmë me forcë të rriturit, kështu që duhet të mbështetemi në përgjegjësinë e tyre dhe instinktin e tyre për mbijetesë," i tha ai televizionit ukrainas të shtunën në mëngjes.
Tridhjetë e pesë persona janë transferuar në siguri gjatë javës së kaluar, duke bërë një total prej më shumë se treqind në muajin e fundit, tha ai. Rreth 1,800 njerëz mbeten jashtë një popullsie prej 26,000 të paraluftës.
“Ne presim rastin për të nxjerrë fëmijët jashtë sepse ka shumë granatime në qytet, sulme me raketa. Ne nuk do t'i vëmë fëmijët në rrezik, "tha Barabash.
Avdiivka është afër qytetit të rrethuar të Bakhmutit në Ukrainën lindore dhe gjithashtu është nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse. Një ushtar ukrainas muajin e kaluar tha se situata në Avdiivka ishte "e vështirë", pasi forcat ruse kanë rritur numrin e sulmeve ajrore dhe kanë qenë në gjendje të ndërpresin rrugët e furnizimit.
Themeluesi dhe kreu i Wagner të mercenarëve Rus, Prigozhin mori pjesë në funeralin e blogerit dhe propagandistit rus Vladlen Tatarsky . Ceremonia u zhvillua në varrezat e Troyekurovo në Moskë.
Ceremonia mortore e zhvilluar ditën e sotme bëri bashkë rradhë të gjata njerëzish të cilët përcollën blorerin Vladlen Tatarsky për në banesën e fundit.
Mes turmës u pa dhe themeluesi i grupit Ëagner, i cili më herët kishte bërë një shkrim në telegram për humbjen e blegërit ushtarak.
Duke e falënderuar për kontributin e tij ai u shpreh se Tatarsky, kishte bërë shumë për fitoren.
Sot është mbajtur ceremonia mortore e Vladlen Tatarsky, blogerit nacionalist dhe komandantit ushtarak, i cili vdiq në sulmin e 2 prillit në një kafene në Shën Petersburg.
Siç raportojnë mediat ruse, dhoma e funeralit të blogerit, pranë mercenarëve të kompanisë Ëagner, u vendos në sallën e varrimit të varrezave Troekurovsky të kryeqytetit.
Për ta përshëndetur erdhën bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë të cilët krijuan radhë në hyrje të varrezave. Shumë nga ata që erdhën nuk i mbanin dot lotët.
Vladlen Tatarsky ishte një mbështetës i zëshëm i luftës së Rusisë në Ukrainë, ai kishte raportuar nga vija e frontit të Ukrainës dhe fitoi famë të veçantë vitin e kaluar pasi postoi një video të filmuar brenda Kremlinit në të cilën ai thoshte “Ne do t’i mposhtim të gjithë, do t’i vrasim të gjithë, do t’i grabisim të gjithë. Ashtu siç duam”.
Burime të Ministrisë së Brendshme thanë se një bombë ishte fshehur në një statujë që iu dorëzua Tatarskit në një kuti si dhuratë.Sipas raportimeve 15 persona u plagosën nga shpërthimi në Street Bar Cafe në Shën Petërsburg.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndau iftarin me ushtarët myslimanë që agjëronin në muajin e Ramazanit të premten, në atë që ai tha se do të shndërrohej në një "traditë të re respekti".
Iftari është vakti që prish agjërimin ditor gjatë muajit të shenjtë islam të Ramazanit dhe presidenti Ukrainas ka shtruar iftar për ushtarët e tij, të cilët sakrifikojnë ngrënien dhe pirjen gjatë ditës edhe pse janë në luftë.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në darkën e iftarit, Zelensky falënderoi komunitetin mysliman dhe tha se muaji i Ramazanit "respektohej kudo në Ukrainë ,madje edhe në vijën e parë, edhe në kushte luftarake".
Ai kritikoi gjithashtu trajtimin e Rusisë ndaj myslimanëve në Krime.
“Përpjekja e Rusisë për të skllavëruar Ukrainën dhe njerëzit e tjerë të Evropës filloi pikërisht nga pushtimi i Krimesë ukrainase, pikërisht nga represioni në Krime kundër lirisë ukrainase dhe tatar të Krimesë, kundër myslimanëve të Krimesë”, tha Zelensky.
“Çlirimi i Krimesë nuk ka alternativa jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë botën”.
Yevgeniy Prigozhin, kreu i grupit Wagner ka falënderuar ushtarin rus Vladlen Tatarsky, i cili u vra nga një statujë që iu dhurua nga një grua por brenda kishte sasi tritoli.
"Sot do të doja të falënderoja Vladlen Tatarsky në emër tim dhe luftëtarëve të grupit Wagner. Vladlen Tatarsky bëri shumë që ne të shkojmë në fitore dhe të shkatërrojmë armikun. Ne e falënderojmë atë për këtë, do ta kujtojmë gjithmonë. Ai është një ushtar që qëndron me ne, zëri i të cilit do të jetojë përgjithmonë dhe do të thotë vetëm të vërtetën”, tha Yevgeniy Prigozhin , kreu i grupit mercenar rus.
Kryeministri rus Mikhail Mishustin ka ndaluar zyrtarët qeveritarë të largohen nga vendi pa leje të posaçme, raporton Kyiv Independent. Lejet mund të lëshohen nga Mishustin vetëm për udhëtime zyrtare, dhe kufizimet nuk vlejnë për punonjësit e Administratës Presidenciale.
Lajmi vjen pas raporteve të publikuara nga Financial Times në fillim të kësaj jave se shërbimet ruse të sigurisë po konfiskojnë pasaportat e zyrtarëve të lartë dhe drejtuesve të kompanive shtetërore për të parandaluar udhëtimet jashtë vendit.
Por Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev thotë se Ukraina do të pushojë së ekzistruar sepse askush nuk ka nevojë për të.
Edhe Hitleri kur sulmoi per pushtim Polonise, sajoi nje sulm te forcave polake ndaj nje stacioni radioje, ne Mos gaboj ne kenisberg. Ne fakt ishin forca speciale te Abvehrit me ne krye kolonelin otto skorzen(ate here major).
PërgjigjuSkenari iraken, akuza per sulme me antraks, per te justifikuar futen ne luftime te trupave te NATO. PASTAJ ceshtja mbyllet me nje "ishte information I rreme"
PërgjigjuBravo kasem Sa i zgjuar,si e gjete? E more rrogen ne ambasaden ruse?