“Maduro është nën proces në Nju Jork, Putini ende jo. Është viti i katërt i luftës dhe Putini po lufton për asetet e ngrira në Evropë dhe po arrin njëfarë suksesi. BE-ja ka vendosur t’i ngrijë ato pa afat, por kur vjen momenti që të përdoren për Ukrainën, vendimi bllokohet. E njëjta gjë vlen edhe për gjykatën për krimet e luftës ruse. Mungon koha apo vullneti politik? Po punojmë aktivisht me partnerët për garancitë e sigurisë, i falënderoj partnerët, por është e nevojshme drita jeshile e presidentit Donald Trump. Të gjithë thonë se janë optimistë, por gjithmonë ka një ‘por’.” tha Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij në Davos.


Lajmi kryesor:

Trump dhe liderët e 19 shteteve nënshkruajnë në Davos marrëveshjen për Bordin e Paqes, e pranishme dhe Osmani! Presidenti i SHBA: Do kemi sukses në Gaza