Zelensky: Kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE

Zelensky: Kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE

Volodymyr Zelensky

Pak ditë para fillimit të Samitit në Bruksel, Viktor Orban deklaroi se Kievi nuk është ende gati për fillimin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se samite europian nuk do të ishte i lehtë por theksoi se Kievi ka përmbushur të gjitha kërkesat.

Nga Norvegjia, ku po takohet me krerët e vendeve të Europës veriore dhe po diskuton vazhdimin e ndihmës ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, Zelensky përsëriti se forcimi i mbrojtjes ajrore të vendit të tij është një nga prioritetet.

Sipas EUobserver, në raportin e Komisionit thuhej se nga shtatë rekomandimet që janë kërkuar të zbatohen, vetëm katër nga shtatë janë plotësuar.

Këto përfshijnë reformën legjislative të sistemit gjyqësor, emërimin e zyrtarëve kundër korrupsionit dhe përafrimin e industrisë së mediave të Ukrainës me standardet e BE-së.

Raporti i Komisionit argumenton se mund të bëhet më shumë për të luftuar korrupsionin në vend, dhe ky është gjithashtu një shqetësim për Hungarinë.

Rikujtojmë që së fundmi, parlamenti ukrainas miratoi ndryshimet në ligjin për pakicat kombëtare.

Kjo ishte një nga “çështjet më të ndërlikuara”, tha zëvendëskryeministrja Stefanishyna, duke argumentuar se qeveria kishte marrë tashmë reagime pozitive nga Rumania dhe Hungaria.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ndreca: 13/12/2023 13:39

    zelo i dhe ka i dor gerqele fasades a?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale