Foto: Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se një takim midis rusëve dhe ukrainasve do të mbahet në nëntor, me ndërmjetësimin e SHBA-së, për të ringjallur negociatat e paqes, të cilat kanë ngecur që nga fillimi i vitit.

"Jemi gati të diskutojmë. Sa i përket çështjes territoriale, kjo duhet të adresohet në nivel udhëheqësish. Çështjet e tjera janë përgjegjësi e grupeve teknike. Prandaj, të gjitha këto mund të diskutohen në nëntor", deklaroi presidenti ukrainas.


Lajmi kryesor:

Kremlini: Europa duhet të jetë e pranishme në tryezën e negociatave për fundin e luftës në Ukrainë! Trump: Mendoj se të dyja palët duan një marrëveshje