Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të mirëpresë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten. ishte presidenti ukrainas e konfirmoi vizitën në një konferencë për shtyp në Kiev.

"Mendoj se duhet të diskutojmë hapat që dua t'i propozoj Presidentit Trump ", u tha Zelensky gazetarëve.

Ky do të jetë takimi i tretë i Volodymyr Zelenskyy me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë që kur Trump u rikthye në detyrë në janar.

Takimi i dytë u kthye në përplasje mes dy presidentëve në Zyrën Ovale, e cila ndërpreu vizitën e udhëheqësit ukrainas. Ndërsa marrëdhëniet mes dy lidërve shënuan progres gjatë verës.

Takimi vjen në kohën kur tensionet në Europën Lindore po rriten ndjeshëm, pasi presidenti i Bjellrusisë tha se ‘Ukraina mund të pushojë së ekzistuari si shtet”.


Lajmi kryesor:

Ukrainë, 7 rajone probleme me energjinë! Zelensky konfirmon takimin me Trump: Raketat Tomahawk vetëm kundër objektivave ushtarake!