Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdon t'u bëjë thirrje vendeve aleate të mbështesin Kievin.
"Ukrainasit nuk duhet të vdesin vetëm sepse dikush nuk mund të gjejë guximin për të dorëzuar armët e nevojshme në Ukrainë. Frika ju bën gjithmonë bashkëpunëtor," tha Zelensky.
“Nëse dikush ka frikë nga Rusia, nëse ka frikë të marrë vendimet e nevojshme që janë të rëndësishme për ne, veçanërisht për të na pajisur me avionë, tanke, artileri të nevojshme, plumba, kjo i bën këta njerëz përgjegjës për katastrofën e krijuar nga trupat ruse në edhe qytetet tona," shtoi më tej presidenti ukrainas.

Lajmi kryesor:
Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur












