
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelesnky i ka shkruar një letër homologut të tij kinez, Xi Jinping, një formë ftese për të gjetur një rrugë për dialog në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Lajmi është bërë i ditur nga Olena Zelenska, bashkëshortja e Zelenskyt.
“Burri im i shkroi një letër presidentit kinez Xi Jinping me shpresën për të gjetur në Pekin një anë të dobishme për të hapur një dialog të mundshëm që mund të zgjidhte së shpejti konfliktin”, ka thënë Zelenska gjatë Forumit Ekonomik të Davos , duke iu drejtuar gjithashtu delegacionit të madh kinez që merr pjesë në samitin zviceran.
Lajmi kryesor:
Rrëzohet helikopteri në Ukrainë, 14 të vdekur, mes tyre edhe ministri i Brendshëm! Vendin e tij e zë Shefi i policisë! Zelensky: Jo aksident, por rezultat i luftës!










