Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në një fjalim të hënën se qyteti port ukrainas i Mariupolit po “shndërrohet në hi” nga agresioni ushtarak i Rusisë, por shtoi se qyteti do të “mbijetojë”.
Mariupoli, qyteti i cili para luftës ishte shtëpia e rreth 450,000 njerëzve, ka qenë pothuajse nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse që nga fillimi i marsit me imazhet satelitore që tregojnë shkatërrime të konsiderueshme në zonat e banuara.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën se "ajo që po ndodh në Mariupol është një krim masiv lufte".
Zelensky në fjalimin e tij vazhdoi të nxiste përsëri ukrainasit që "të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur vendin tonë, për të shpëtuar popullin tonë".
Që kur pushtimi rus i Ukrainës filloi në fund të shkurtit, “ne po shohim gjithnjë e më shumë heronj ukrainas. Dikur ukrainas të zakonshëm dhe tani luftëtarë të vërtetë”, tha ai.
"Luftoni, vazhdoni të luftoni dhe ndihmoni," u kërkoi ai ukrainasve.

Lajmi kryesor:
Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar












