Foto: Volodymyr Zelensky

Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti ukrainas tha se marrëveshja për paqe me Rusinë duhet të bëhet përpara se inteligjenca artificiale të formësojë fushën e betejës

"Asgjë në luftë sot nuk funksionon njësoj siç funksionon në vitin 2022, përveç guximit të njerëzve. Gjithçka ka ndryshuar dhe kush e di nëse guximi do të jetë po aq efektiv në të ardhmen. Sipas disa prej studiuesve të zhvillimit të inteligjencës artificiale, sot kjo teknologji mbetet kryesisht dixhitale; megjithatë, një ditë inteligjenca artificiale do të kalojë nga bota dixhitale për të formësuar fushën e betejës. Dhe kur kjo të ndodhë, më mirë të jemi në paqe", tha Zelensky.


Lajmi kryesor:

'Putin është pacienti zero', Zelensky në OKB: Askush nuk do luftë përveç presidentit rus! Kushdo që bën tregti me Moskën po zgjat konfliktin