Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka hapur fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së duke cituar postimin e Donald Trump në ‘Truth Social’, në të cilin ai kishte shkruar se Rusia kishte “humbur kontrollin” e industrisë së saj të naftës.
“Është e vështirë të imagjinohet një humbje më poshtëruese për një vend që ka një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe krenohet kaq shumë me eksportet e saj të naftës”, tha mes të tjerash Zelensky.
Për Zelenskyn, nocioni i Presidentit amerikan se lufta e pafundme në Ukrainë duhet të marrë fund, është i drejtë.
“Nuk njoh asnjë udhëheqës botëror që do të thoshte të kundërtën”, tha Zelensky.
"Nuk njoh askënd që është hapur për këtë luftë, përveç një burri”, shtoi Zelensky.
lajm ne perditesim...









