Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka shprehur mirënjohjen Kanadasë për paketën e re të sanksioneve kundër mbi 160 subjekteve të lidhura me flotën në hije të Rusisë.
"Jam mirënjohës ndaj Kanadasë për paketën e saj të re të sanksioneve kundër mbi 160 subjekteve të lidhura me flotën në hije të Rusisë", shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në llogarinë e tij në rrjetin social ‘X’.
"Sot, gjatë takimit tonë me Mark Carney, diskutuam rritjen e presionit të sanksioneve ndaj Rusisë. Dhe është e rëndësishme që të merren vendime të tilla. Diskutuam gjithashtu bashkëpunimin në mbrojtje, pjesëmarrjen e Kanadasë në financimin e prodhimit të dronëve ukrainas bazuar në modelin danez dhe bashkëpunimin në sektorin e energjisë", shkroi mes të tjerash Zelensky në rrjetet sociale.
"Është e rëndësishme të theksohet", shtoi ai, "se Kanadaja do të vazhdojë t'i ofrojë Ukrainës mbështetje energjetike dhe ndihmë për rimëkëmbje. E falënderoj Markun për qëndrimin e tij të vendosur gjatë takimit G7-Ukrainë dhe për gjithë mbështetjen e tij për popullin tonë. Ne kemi vërtet aleatë të fortë dhe angazhimi i rëndësishëm personal i Kryeministrit për të mbështetur Ukrainën është i paçmuar".
Lajmi kryesor:
Dita e dytë e samitit të G7-ës, Trump takohet me Macron dhe Zelenskyn: Rusia duhet të bëjë një marrëveshje me Ukrainën! Meloni takohet me presidentin amerikan: Shkoi shumë mirë!







